Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tragjedia e Tisas, Berisha ngushëllon Thaçin
English

Tragjedia e Tisas, Berisha ngushëllon Thaçin

Tiranë, 25 Tetor NOA - Kryeministri Sali Berisha i ka dërguar sot një mesazh ngushëllimi Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, për humbjen e jetëve njerëzore në tragjedinë e Lumit Tisa.

Në këtë mesazh Kryeministri Berisha shpreh dhimbjen e tij dhe të qeverisë shqiptare duke u shprehur:

"Vdekja tragjike e jetëve të një numri qytetarësh të Kosovës në Lumin Tisa ishte një lajm shokues për mua dhe për qeverinë shqiptare".

Me këtë rast, - vijon mesazhi, - unë ju shpreh familjarëve të viktimave, ju, qeverisë së Kosovës dhe mbarë popullit të Kosovës ngushëllimet më të sinqerta, simpatinë dhe solidaritetin njerëzor më të thellë.

"Unë lutem që shpirtrat e viktimave të kësaj tragjedie të hidhur të gjejnë paqen e merituar dhe familjarët e tyre të gjejnë forcën për të përballuar këtë humbje të rëndë", - përfundon mesazhi i kryeministrit Sali Berisha.

e.r/NOA

KOMENTE