Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Udhëtari i njëmiliontë, 20 ditë më herët se vitin e kaluar
English

Udhëtari i njëmiliontë, 20 ditë më herët se vitin e kaluar

Prishtinë, 26 tetor NOA - Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës sot kaloi udhëtari i 1 miliontë, gati 20 ditë më herët se vitin e kaluar.

Për zyrtarët e aeroportit, kjo është një statistikë e cila jep optimizëm jo vetëm për aeroportin, por për të gjithë ekonominë e Kosovës, duke pasur parasysh rënien e theksuar të numrit të udhëtarëve në mbarë botën.

Vitin e kaluar udhëtari i një miliontë kaloi në Aeroportin Ndërkombëtarë të Prishtinës me datë 12 Nëntor.

"Në 2008 për herë të parë në historinë e këtij aeroporti u arrit dhe u tejkalua shifra prej 1 milionë udhëtarësh me ç'rast organizuam dhe një ceremoni", - tha Drejtori Menaxhues i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, Agron Mustafa.

Këtë vit, - vijoi ai, - nëse gjithçka do të ishte normale, kalimi i udhëtarit të 1 milionët nuk do të përbënte lajm.

"Por, duke pasur parasysh krizën dhe rënien e numrit të udhëtarëve gati në të gjitha aeroportet e regjionit, kalimi i këtij udhëtari 20 ditë më herët se vitin e kaluar, paraqet një statistikë optimiste dhe rritje të konsiderueshme të numrit të udhëtarëve", - ka theksuar z.Mustafa.

Gjatë vitit 2008, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës pati 1 milion e 137 mijë udhëtarë civilë dhe 100 mijë ushtarakë.

Shprehur me shifra rritja e numrit të udhëtarëve deri në këtë periudhë, krahasuar me vitin e kaluar, është rreth 5 për qind, ndërsa numri i fluturimeve është rritur mesatarisht për 17 për qind.

"Masat që ndërmorëm për të mos u përfshirë nga kriza dhe për të rritur tutje numrin e udhëtarëve si fillimi i punës gjatë orarit të natës apo aeroporti i hapur 24 orë, veprim që rriti kapacitetet e pritjes të aeroportit, dhe programi nxitës për kompanitë ajrore që rriti për 17 për qind numrin e fluturimeve, dhanë efektin e tyre pozitiv. Jemi shumë të kënaqur që për vitin 2009 nuk e ndjemë krizën", tha tutje Drejtori Menaxhues i ANP-së, Agron Mustafa.

Nga publikimi i statistikave në websajtet e tyre, gati të gjitha aeroportet në rajon, janë të përfshira në rënien e numrit të udhëtarëve.

Aeroporti i Shkupit ka rënie të numrit të udhëtareve prej 7 për qind, Aeroporti i Beogradit ka rënie prej 12 për qind ndërsa Aeroporti i Zagrebit dhe ai i Lubjanës po ashtu kanë rënie mbi 10 për qind të numrit të udhëtarëve.

a.b/e.r/NOA

KOMENTE