Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha pret drejtorin e Festivalit të Filmit Giffoni , Claudio Gubitosi
English

Berisha pret drejtorin e Festivalit të Filmit "Giffoni", Claudio Gubitosi

Tiranë, 26 tetor NOA - Kryeministri, Sali Berisha priti sot në një takim drejtorin e Festivalit të Giffonit, Claudio Gubitosi.

Berisha i uroi mirëseardhjen, Gubitosit dhe shprehu vlerësimet e tij për organizimin e këtij aktiviteti kaq prestigjioz edhe në vendin tonë, siç është Festivali Ndërkombëtar i Filmit për Fëmijë "Giffoni".

Kryeministri Berisha theksoi se ky eveniment është një shprehje e rëndësishme e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Italisë, si dhe një panoramë serioze e arritjeve të filmit për fëmijë dhe një rast shumë i mirë për shkëmbimin e eksperiencave dhe traditave mes të rinjve dhe fëmijëve nga e gjithë bota.

Nga ana e tij drejtori i Festivalit të Giffonit, Claudio Gubitosi u shpreh i kënaqur për këtë takim, si dhe për faktin që ky takim koeçidonte me 40 vjetorin e festivalit të Filmit "Giffoni" dhe me 25 vjetorin e aktivitetit të këtij Festivali në Shqipëri.

k.k/NOA

KOMENTE