Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Haga të jetë e ashpër me Karaxhiçin
English

Haga të jetë e ashpër me Karaxhiçin

"Gjyqtarët të kenë më shumë besim te vetja, ta bëjnë të qartë se janë aty për ta përfunduar rastin, e jo për t'i dhënë Karaxhiçit një mundësi për publicitet", thotë Xhefri Najs, për "Times"

Më shumë se 13 vjet pas masakrës ndaj mbi 7,000 djemve e burrave boshnjakë në Srebrenicë, një nga të akuzuarit më të këqij për krime lufte të shekullit XX, më në fund sot përballet me drejtësinë. Për familjarët e viktimave dhe të mbijetuarit e masakrës, fillimi i gjykimit për gjenocid ndaj Radovan Karaxhiqit është kyç për të lënë pas kujtimet e tmerrshme të luftës. Pas gjykimit të Sllobodan Millosheviçit, që vdiq në paraburgim, rasti i Karaxhiçit është mundësia e fundit për Gjykatën Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, për të vënë para drejtësisë hartuesit e luftërave të viteve '90 në Ballkan. Sir Xhefri Najs, që drejtoi prokurorinë në rastin e Sllobodan Millosheviçit, thotë se gjyqtarët duhet të tregohen të ashpër me Karaxhiqin, për t'i mënjanuar vonesat. "Duke i mundësuar Karaxhiçit që të vetëpërfaqësohet, ai nuk duhet të lejohet që ta mbajë gjyqin peng", thotë Xhefri Najs. "Shpresoj që gjyqtarët të kenë më shumë besim te vetja, ta bëjnë të qartë se janë aty për të përfunduar rastin, e jo për t'i dhënë Karaxhiçit një mundësi për publicitet". "Është problemi i tij nëse nuk është gati. Ata duhet t'i dërgojnë atij videon e çdo seance nëse ai nuk merr pjesë", thotë Sir Xhefri Najs. Najs shpreh dhe një tjetër shqetësim të tij. Ai i druhet faktit se gjyqi do të lërë pa përgjigje një pyetje kyçe, që lidhet me atë nëse perëndimi ishte bashkëpërgjegjës në rënien e Srebrenicës. Dyshimet u nxitën edhe më shumë nga një intervistë e Riçard Hollbrukut, i dërguari amerikan në Bosnjë në kohën e luftës, i cili i tha një gazetari boshnjak se "Srebrenica është një tragjedi e madhe, që nuk duhej të lejohej të ndodhte". "Por, ndodhi dhe po ju them se unë kisha udhëzimet e para për ta sakrifikuar Srebrenicën, Gorazhden dhe Zhepën dhe e ndjeva se ishte e gabuar. Pres që një ditë ta shoh Srebrenicën në duart e atyre që janë banorët e parë të saj, boshnjakëve", ka thënë Hollbruk. I pyetur nëse duhej të sakrifikoheshin qytetet apo popullsitë e tyre, Hollbruku u përgjigj "të dyja". Më vonë, ai tha se deklarata e tij ishte keqinterpretuar dhe nuk donte të përfshinte Srebrenicën apo Zhepën.Â

KOMENTE