Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Hetimet pas një të dorëzuari për tragjedinë e Tisës
English

Hetimet pas një të dorëzuari për tragjedinë e Tisës

Prishtinë, 26 tetor, NOA - EULEX-i konfirmoi sot se i ka filluar hetimet lidhur me kontrabandimin e emigrantëve duke treguar se një i dyshuar është paraqitur për t'iu nënshtruar dhënies së shpjegimeve.

Një burim zyrtar i EULEX-it, i tha agjencisë NOA se "po kryhen hetimet lidhur me kontrabandimin e emigrantëve ku përfshihet numri prej 19 personave kosovarë nga të cilët supozohet se 16 kanë gjetur vdekjen si pasojë e përmbytjes së barkës e cila po i barte ata për në Hungari përmes lumit Tisa".

"Një person erdhi vetë në Policinë e Kosovës dhe e dha një deklaratë të rëndësishme lidhur me përfshirjen e tij në këtë rast", - sqaroi EULEX.

Zyra ndërkombëtare shtoi se i dyshuari i dorëzoi policisë paratë që i ishin dhënë nga viktimat si garanci e pagesës (kapar) për organizimin e kontrabandimit të tyre.

Sakaq, Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, tha sot se hetimet tregojnë që të dyshuarit i janë paguar rreth 6.000 deri 8.000 euro, për secilin grup të familjeve.

"Hetimet aktualisht janë të përqendruara në identifikimin e personave jashtë vendit që ishin të lidhur me organizatorët e lartpërmendur të kontrabandimit të cilët ndihmonin gjatë kalimit transit të personave përtej kufijve", - theksoi Kelani.

Kurse mësohet se Prokurori i EULEX-it, i cili po i udhëheq hetimet, bashkë me dy zyrtarë të PK-së tani ndodhen në Hungari për të mbledhur informacione shtesë.

"Ne mund t'ju themi se tanimë dy zyrtarë policorë të shtyllës së hetimeve, së bashku me prokurorin e rastit, kanë udhëtuar për në Hungari. Ata janë atje, kështu që dërgimi i tyre atje ka qenë që të jemi më të informuar drejtpërdrejt nga ta dhe të shkëmbejnë informacione dhe përvojat e tyre, në mënyrë që të arrihet deri te zbardhja e këtij rasti", konfirmoi z. Kelani.Â

Sakaq, Policia e Kosovës konfirmon se edhe më tej mbeten katër persona të dyshuar për trafikimin e qenieve njerëzore, të cilët dyshohet se janë përfshirë në këtë rast dhe policia ka shpallur fletarrestime për ta. Ndërkohë, policia hungareze, e cituar nga mediat vendase, tha se ka ndërprerë kërkimin e viktimave tjera të mundshme në lumin Tisa.

Por, zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës thonë se janë në kontakt të vazhdueshëm me institucionet hungareze dhe nuk kanë konfirmime për ndërprerjen e kërkimeve.Â

Zëvendësministrja e Jashtme, Vlora Çitaku, thotë se ambasadori i Kosovës në Vjenë, Sabri Kiçmari, ka disa ditë që po qëndron në Hungari dhe nuk ka informacione që autoritetet e këtij vendi i kanë ndërprerë kërkimet.Â

"Ne nuk kemi marrë ndonjë deklarim të tillë nga ana e autoriteteve hungareze. Kemi ekipin tonë atje. Ne, si Ministri e Punëve të Jashtme, jemi të rezervuar nga deklarimet për të mos penguar hetimet, për shkak të ndjeshmërisë së rastit", deklaroi Çitaku. Nga ana tjetër, arse autoritetet e Serbisë thonë se janë në kërkim të trupave në anën tjetër të lumit, në kufirin serb. Bazuar në konfirmimet zyrtare, bilanci i tragjedisë në lumin Tisa është 3 persona të vdekur, 16 të zhdukur dhe 3 të mbijetuar.

a.b/f.sh/NOA

Â

KOMENTE