Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Policia ndëshkon 104 shofer debitorë dhe 1251 shkelës të qarkullimit
English

Policia ndëshkon 104 shofer debitorë dhe 1251 shkelës të qarkullimit

Tiranë, 26 tetor NOA - Policia rrugore, ka vazhduar edhe dje aksionin kundër shoferëve debitorë dhe shkelësve të qarkullimit.

Kështu gjatë 24 orëve të fundit janë pezulluar për mos shlyerje të detyrime 104 leje qarkullimi të automjeteve. Nga shlyerja e detyrimeve që rrjedhin nga kundavajtjet administrative, u arkëtuan nga posta Shqiptare 622 masa administrative të likuiduara nga drejtuesit e mjeteve. Gjithashtu policia rrugore po ushtron kontrolle të shumta në drejtim të vendosjes së rripave të sigurimit, kaskës mbrojtëse, kontrollit të shpejtësisë, përdorimit të alkoolit nga drejtuesit e mjeteve, parkimet e gabuara etj.

Po ashtu, kontrolle të vazhdueshme do të ushtrohen kryesisht për parkimet e gabuara, apo parkimet dyshe në akset e qytetit të Tiranës. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Qarkun e Tiranës nga shërbimet e policisë janë vendosur 1251 gjoba dhe janë pezulluar 12 leje drejtimi.

k.k/NOA

KOMENTE