English

Protestat në botë, tani dhe për Kuranin

Kabul, 26 tetor, NOA - Jemi mësuar të dëgjojmë se janë zhvilluar protesta të ndryshme për mbrojtje të drejtash, kundërshtime rezultatesh zgjedhore apo mospajtim me politikat e ndjekura nga qeveri të vendeve të caktuara.

Porse sot në afganistan njerëzit janë zhvilluar një protestë mëse të veçantë ... në mbrojtje të Kuranit!

Sipas të dhënave të mediave vendase, protestuesit ishin mbledhur në shenjë pakënaqësie ndaj informacioneve se trupat e huaj në vend kishin treguar shenja të mosrespektit ndaj Kuranit.

Përleshjet filluan kur policia u përpoq të pengonte rreth 300 studentë, shumica djem, të marshonin drejt parlamentit afgan, që ndodhet disa kilometra nga vendi i incidentit dhe policia ka qëlluar ndaj tyre, dukë shënuar tre të lënduar.

Ndërkaq, më tepër se 15 policë janë plagosur gjatë përleshjeve me manifetuesit e zemëruar, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Zemarai Bashary.

Ndërkaq, bëhet e ditur se manifestime të ngjashme kanë ndodhur javën e kaluar në qytetet Jalalabad dhe Kandahar.

n.e/NOA

KOMENTE