Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Raporti: Beogradi, shumë ndikim në veri
English

Raporti: Beogradi, shumë ndikim në veri

Londër, 26 tetor, NOA - Autoritetet e Kosovës nuk e shtrijnë dot sovranitetin e tyre në pjesën veriore të vendit dhe një fakt i tillë përbën një sfidë serioze në zbatimin e sundimit të ligjit dhe integritetit territorial të Kosovës.

Një konstatim i tillë është bërë në raportin e fundit të publikuar nga Instituti për Hulumtimin e Politikave Publike në Londër, i cili pohoi se në veriun e Kosovës ka më shumë shërbime publike të cilat janë të financuara nga Beogradi dhe jo nga Prishtina. Duke shtuar lidhur me një fakt të tillë se ndikimi i Serbisë në këtë pjesë të Kosovës është shumë i madh.

"Shtet ndërtimi është detyrë themelore politike, e cila kërkon marrjen e vendimeve politike, rreth pushtetit dhe burimeve. Ky është një problem për organizatat ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë, si NATO, OKB, BE dhe OSBE të cilat janë të angazhuara në aktivitetet shtetformuese", thuhet ndër të tjera në këtë raport.

Në këtë mënyrë, është këmbëngulur për rritjen e ndikimit dhe të forcës së pranisë së ndërkombëtarëve në Kosovë, për të mundësuar zbehjen e dukurive që u përmendën më sipër.

n.e/NOA

KOMENTE