Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shtyp 75-vjeçaren në rrugë, arrestohet
English

Shtyp 75-vjeçaren në rrugë, arrestohet

Korçë, 26 tetor, NOA - Forcat e policisë së Korçës kanë kapur në flagrancë 47-vjeçarin Dëfrim Baçllari, lindur dhe banues në fshatin Vreshtas të këtij qyteti.

Burimet policore konfirmojnë se arrestimi i tij u bë pasi në aksin rrugor Korçë-Pogradec, tek kryqëzimi i fshatit Vloçisht të Korçës, duke drejtuar mjetin e tij tip Benz me targa PG 2961 B, ka aksidentuar një 75-vjeçare, banuese në qytetin e Korçës, e cila po kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën.

E dëmtuara po kurohet në spitalin e Korçës dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.

U kryen veprimet proceduriale për veprën penale të "Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor" parashikuar nga neni 290/1 i Kodit Penal, ndërsa materialet do t'i kalojnë prokurorisë së Korçës.

n.e/NOA

KOMENTE