English

Alarmi, AH1N1 ka prekur futbollistët

Romë, 28 tetor, NOA - Gripi sezonal, për të mos thënë më pas ai i derrit, ka nisur të shqetësojë seriozisht edhe botën e sportit.

Bëhet me dijeni se 5 lojtarë futbolli të ekipeve të rëndësishme italiane paraqesin shenja të infektimit, kështu që presidenti i mjekëve sportivë italianë, Enriko Castellacci, u ka shkruar një letër autoriteteve zyrtare ku u flet për rrezikun e infektimit të sportistëve me virusin AH1N1.

"Unë e përsëris se sportistët janë kategoria e cila duhet të vaksinohet ndër të parat me vaksinën kundër virusit AH1N", tha ai.

Ndërkaq, bëhet e ditur se gripi i derrit është kthyer në një problem serioz edhe në Angli, ku disa futbollistë të Blekbërnit kanë rezultuar të prekur nga virusi A-H1N1.

Por, trajneri i tyre Sem Allardajs ka bërë të ditur se tashmë mund të jenë në rrezik edhe lojtarët e Çelsit, që të shtunën ishin në kontakt direkt me këtë skuadër, në kuadër të ndeshjeve të javës së 10-të në Premier Ligë.

Në fushë ishin 3 futbollistë të Blekbërnit që kishin simptomat e sëmundjes, ashti si Dejvid Dan dhe Kristofer Samba, që tashmë janë diagnostikuar dhe janë duke u mbajtur nën kujdesin e mjekëve.

Por rreziku është cilësuar si urgjent edhe në Francë ku ndeshja mes Olympique Marseille dhe Paris Saint Germain është shtyrë për tre raste të dyshuara me AH1N1 ndër lojtarët e klubit në Paris.

n.e/NOA

Â

KOMENTE