Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gazetari irakian: Këpucë kokës dhe Obamës
English

Gazetari irakian: Këpucë kokës dhe Obamës

Gjenevë, 28 tetor, NOA - Muntaz Al Zaidi, gazetari irakian i cili në 14 dhjetor 2008 gjatë një konference shtypi goditi me një këpucë ish-presidentin amerikan, Xhorxh Bush, pohon se një gjë të tillë me kënaqësi tani do ta bënte edhe ndaj presidentit të ri amerikan, Barak Obama.

Pas burgimit prej 9 muajsh për aktin ndaj Bushit, ai tani jeton në Gjenevë të Zvicrës, por duket se nuk e ka harruar atë që ndodhi.

Më shumë se një gazetar, Al Zaidi duket si një biznesmen në një mision të biznesit të tij të ri, atë të krijimit të një fondacioni për të ndihmuar gratë e veja, jetimët dhe irakianët me të meta që janë krijuar gjatë luftës në vendin e tij.

"Unë dua të krijoj vende pune dhe të siguroj ndihmë mjekësore për qytetarët e vendit tim dhe shpresoj se evropianët do të më mbështesin në këtë nismë", pohoi ai.

"Unë vetë kam qenë i torturuar dhe i dëmtuar nën hundën time. Unë u godita vazhdimisht në kokë me një shkop. Në vitet e fundit kam parë njerëz të vrarë, të arrestuar njerëz të pafajshëm, gra që kanë qenë abuzuar, apo fëmijë jetimë. Dua vetëm që bota t'i dijë këto dhe këpuca ndaj Bushit ka patur pikërisht atë mesazh", pohon ai.

"Të gjithë presidentët amerikanë janë të njëjtë. Unë nuk do t'i trajtoja ndryshe. Çdokush i cili pushton vendin tim, vret popullin tim. As Obama nuk po i tërheq trupat", tha ai duke "justifikuar" në këtë mënyrë goditjen e menduar me këpucë ndaj Obamës.

n.e/NOA

KOMENTE