English

Basha prezanton kreun e ri të Policisë së Shtetit

Tiranë, 29 tetor, NOA - Gjatë një ceremonie të veçantë, ministri i Brendshëm Lulëizm Basha ka prezatuar drejtorin e ri të Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj.

"Komunikoj vendimin e djeshëm të qeverisë, sipas të cilit në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 20 e 26, të ligjit nr.9749, datë 4.6.2007, "Për Policinë e Shtetit", Ahmet Prençi, drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, lirohet nga kjo detyrë dhe Hysni Burgaj emërohet drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit", komunikoi ministri Basha.

Sipas tij, gjatë kohës së drejtimit së Policisë së Shtetit nga ish-drejtori Prençi, ky organizëm mori konsiderata dhe vlerësime në kuadrin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO, por edhe në procesin e zgjedhjeve të 28 qershorit.

Nga ana e tij, drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Hysni Burgaj u betua se do të mbajë me nder flamurin e Policisë së Shtetit.

n.e/NOA

KOMENTE