Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fuere: Maqedonia, shanse për integrim
English

Fuere: Maqedonia, shanse për integrim

Shkup, 29 tetor, NOA - Ambasadori i Bashkimit Evropian në Maqedoni, Ervan Fuere, ka theksuar se Maqedonia ka kapacitete dhe vullnet për të zgjidhur qëllimin e përcaktuar për integrimin në BE.

"E rëndësishme është që fokusi të mbetet tek reformat e nevojshme, të cilët nuk duhet të realizohen vetëm pse për atë kërkon BE, por bëhet fjalë për reforma me rëndësi qenësore për vendin", ka theksuar Fuere, duke shtuar se është vendimtare që të arrihet brenda kësaj periudhe zgjidhja e kontestit të emrit.

Ai këto komente i bëri në kuadër të konferencës "Lisbonë-Shkup-Athinë", ku u analizua raporti i KE-së për Maqedoninë.

Nga ana tjetër, zëvendëskryeministri për eurointegrimin, Vasko Naumovski ka theksuar se interesi i Maqedonisë është që të arrihet zgjidhje e pranueshme për të dyja palët, ku nuk do të ketë sipas tij, fitues dhe të humbur.

NOA-INA

KOMENTE