Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gjashtë rrethe tashmë me Taks-Forcë
English

Gjashtë rrethe tashmë me Taks-Forcë

Tiranë, 29 tetor NOA - Krijohen gjashtë zyra të Taksë Forcë në gjashtë rrethe të vendit.

Pas Tiranës tashmë Taks-Forca do të funksionojë edhe në rrethet, Fier ,Vlorë, Shkodër, Gjirokastër,Korçë dhe Durrës.

Njësitë e reja Task-Forcë kanë kompetencë hetimin e veprave penale në fushën e krimit ekonomik dhe korrupsionit të përcaktuara në Memorandum.

Ceremonia e Nënshkrimit për Ngritjen e Njësive të Përbashkëta të Hetimit Rajonale Programi i Pragut II, Shqipëri, Korporata Sfida e Mijëvjeçarit.

Memorandumi i bashkëpunimit u nënshkrua në 6 maj të këtij viti nga gjashtë institucione shqiptare.

Kompetenca lëndore e Njësive në rrethe përfshin shumë vepra penale, si ato në tatime, dogana, shoqëritë tregtare, falimentit, falsifikimet e ndryshme, mashtrimet, abuzimet me detyrën dhe veprat penale në fushën e korrupsionit.

Personat u zgjodhën bazuar në eksperiencën dhe rezultatet e arritura më parë, duke pasur përparësi eksperienca në hetimin e rasteve të krimit ekonomik dhe korrupsionit.

Këto njësi janë ngritur me synimin për të rritur cilësinë e ndjekjes penale, për të rritur numrin e rasteve të ngritjes së akuzës dhe dërgimit në gjykatë të autorëve të veprave penale në fushën e krimit ekonomik dhe korrupsionit.

k.k/NOA

Më poshtë do të lexoni emrat e drejtuesve të këtyre Njësive në rrethe.

Pranë Prokurorisë së Përgjithshme caktohen prokurorët:

Arben Kraja Drejtues i Njësisë

Anila Leka Prokurore

Pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, caktohen prokurorët dhe oficeret e policisë gjyqësore si më poshtë:

Dritan Rreshka Drejtues i Njësisë

Ida Ahmetllari, Prokurore

Soner Nuni, Oficer i policisë gjyqësore

Anton Pali Oficer i policisë gjyqësore

Viola Kona Oficere e policisë gjyqësore

Pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, caktohen këta prokurorë dhe oficerë të policisë gjyqësore.

Dorian Tafili Drejtues i Njësisë

Maksim Sota Prokuror

Ndini Tavani Prokuror

Klarent Demiri Oficer i policisë gjyqësore

Elidon Hysenaj Oficer i policisë gjyqësore

Pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, caktohen këta prokurorë dhe oficerë të policisë gjyqësore:

Alma Kola Drejtuese e Njësisë

Marjola Mërtiri, Prokurore

Pavlina Roshi Oficere e policisë gjyqësore

Rikard Loloci Oficer i policisë gjyqësore

Pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, caktohen këta prokurorë dhe oficerë të policisë gjyqësore:

Arta Marku Drejtuese e njësisë

Manjola Trungaj Prokurore

Sajmir Bahiti Prokuror

Afrim Fejzullari Oficer i policisë gjyqësore

Simon Pashuku Oficer i policisë gjyqësore

Pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, caktohen këta prokurorë dhe oficerë të policisë gjyqësore:

Elison Sadiku Drejtues i Njësisë

Dhorina Theodhori Prokurore

Altin Gjetani Oficer i policisë gjyqësore

Altin Malaveci Oficer i policisë gjyqësore

Pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, caktohen këta prokurorë dhe oficerë të policisë gjyqësore:

Arben Pasho Drejtues i Njësisë

Gjon Fusha Prokuror

Asllan Bajrami Prokuror

Lorenc Merkuri Oficer i policisë gjyqësore

Martin Pali Oficer i policisë gjyqësore
KOMENTE