Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
MPJ: Nuk jemi të kënaqur me njohjet
English

MPJ: Nuk jemi të kënaqur me njohjet

Prishtinë, 29 tetor, NOA - Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës nuk është e  kënaqur me nivelin aktual të njohjes së shtetit të ri në arenën ndërkombëtare.

Një fakt të tillë e ka bërë të ditur vetë zv/ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Vlora Çitaku, për mediat kosovare, sipas së cilës muajt e fundit nuk janë të kënaqur me njohjet e reja që po fitohen për Kosovën si shtet i pavarur.

Për këtë, ajo ka pohuar se ka ndikuar natyrshëm edhe procesi i hapur ndaj pavarësisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

"Nuk mund të jemi të kënaqur me dinamikën e muajve të fundit, megjithatë ne kemi vazhduar të bëjmë pjesën tonë të punës, presidenti, kryeministri, dhe ministri i Jashtëm kanë pasur një varg takimesh me përfaqësues të shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën dhe ne besojmë që kjo do të rezultojë me njohje. Padyshim që edhe procesi në GJND ka luajtur rolin e vet", ka thënë Çitaku lidhur me një fakt të tillë.

Gjatë këtij viti vetëm 9 shtete e kanë njohur Kosovën, për dallim nga viti i kaluar kur u fituan plot 53 njohje. n.e/NOA

KOMENTE