English

Qëlloi me grushta infermieren, arrestohet

Krujë, 29 tetor, NOA - Forcat e policisë kanë arrestuar në flagrancë 31-vjeçarin Albert Berhami, lindur dhe banues në Krujë pasi në orët e mbrëmjes së djeshme ka goditur me grushta për motive të dobëta në mjediset e spitalit të Krujës një infermiere 50-vjeçare.

Burimet policore konfirmojnë për agjencinë e Lajmeve NOA se agresori i ka shkaktuar asaj dëmtime në krahë dhe në kofshë.

Gjithashtu, bëhet me dijeni se ky person ka kundërshtuar dhe patrullën e policisë gjatë kohës kur kjo e fundit po e shoqëronte për në komisariat.

U kryen veprimet e para proceduriale dhe materialet do t'i kalojnë prokurorisë së Krujës për veprën penale "Goditje për shkak të detyrës" dhe "Kundërshtim i punonjësve të policisë", parashikuar nga nenet 236 dhe 237 të Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE