Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tiranë, vdes në spital adoleshentja, mister shkaku
English

Tiranë, vdes në spital adoleshentja, mister shkaku

Tiranë, 29 tetor NOA - Vdes në rrethana misterioze një adoleshente në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme kur Dorentina Pjetërgjoka 16-vjeçe nga Bathorja e Tiranës, është gjetur në gjendje të rëndë nga familjarët e saj në banesë.

Menjëherë ata e dërguan në spitalin "Nënë Tereza" ku ajoi iu nënshtrua ndihmës mjekësore.

Por pavarësisht ndërhyrjes së bluzave të bardha, adoleshentja ka gjetur vdekjen disa orë më pas duke "habitur" mjekët.

Vajza është shuar në "sy" të mjekëve të cilët fillimisht e kishin situatën në dorë duke shpresuar se ajo nuk ishte në gjendje kritike për jetën.

Fill pas vdekjes së 16-vjeçares është lajmëruar policia e cila ka marrë në pyetje familjarët.

Burime nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA se në trupin e vajzës nuk janë konstatuar shenja dhune ndërsa në deklarimet e tyre familjarët janë shprehur se nuk e dina shkakun por sapo gjetën në gjendje të rëndë vajzën e transportuan në spital.

Adoleshentja u dërgua në morgun e spitalit për ekzaminime të mëtejshme me qëllim zbardhjen e rrethanave të vdekjes së saj.

k.k/NOA

Â

KOMENTE