Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zv/kryeministri kinez takim me kryeparlamentaren Topalli
English

Zv/kryeministri kinez takim me kryeparlamentaren Topalli

Tiranë, 29 tetor NOA-Zv/kryeministri i Republikës Popullore të Kinës Zhang Dejiang dhe delegacioni që e shoqëronte atë është pritur sot pasdite nga kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.

Zv/kryeministri  Dejiang, duke falenderuar për miqësinë dhe mikëpritjen e përzemërt nga ana e shtetit shqiptar, vlerësoi se ishte i nderuar që kishte zgjedhur të bënte vizitën në Shqipëri pikërisht në jubileun e 60 vjetorit të vendosjes së marëdhënieve diplomatike midis dy vendeve.

Topalli vlerësoi Kinën si një model të zhvillimit të shpejtë të ekonomisë, mbështetur edhe në arritjet e jashtëzakonshme në teknologji dhe industri elektronike dhe theksoi se për Shqipërinë janë me interes të madh, shkëmbimet në këto fusha.

 Zvkryeministri Dejiang e siguroi Kryetaren e Kuvendit se Kina, është e vendosur të ndërmarrë hapa konkretë për dinamizimin e marëdhënieve ekonomike tregtare me Shqipërinë, dhe në tërësi bashkëpunimin në të gjitha fushat.

Ai i tha Kryetares së Kuvendit se ka kënaqësinë t'i bëjë asaj me dije se Kina ka pëcaktuar Shqipërinë si prioritet në listën e destinacioneve turistike për turistët kinezë.

m.i/NOA

KOMENTE