Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Albanian Chrome ACR: Nuk e përfillim vendimin e METE
English

Albanian Chrome ACR: Nuk e përfillim vendimin e METE

Tirana, Tetor 30, 2009/ - Albanian Chrome ACR deklaroi sot se mbetet e vendosur për të vazhduar punën e nisur, duke sqaruar njëkohësisht edhe rrethanat e kësaj deklarate të papritur.

Kompania tha se ka ndjekur me shqetësim deklaratën e fundit te ministrit te Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikes Dritan Prifti në lidhje me kontratën koncensionare qe kjo shoqëri zbaton ne Shqipëri qysh prej prillit të vitit 2007.

Kompania tha sot se me dije se nuk ka pasur asnjë komunikim zyrtar me zyrën e METE apo me drejtori përkatëse nen varësinë e tij ne lidhje me shqetësimet eventuale qe kane te bëjnë me realizimin e detyrave te kontratës koncensionare.

"Albanian Chrome ACR shpreh angazhimin e saj maksimal për te ruajtur te pandryshuar ritmin e investimeve te nisura, prodhimin dhe disiplinën ne pune, duke kerkuar nga punëtorët e saj dhe nga stafi drejtues te garantojnë kushtet e larta te sigurisë ne pune, luhatja e te cilave për cilatdo arsye emocionale, mund te bëhen shkak për aksidente", - thuhet në deklaratën e posaçme për mediat.

"Albanian Chrome ACR siguron te gjithë punonjësit e saj dhe publikun e gjere se mbetet e vendosur për te vazhduar punën e nisur, duke sqaruar njëkohësisht edhe rrethanat e kësaj deklarate te papritur", - paralajmërohet në deklaratë.Â

Albanian Chrome sapo përmbylli ne Uzinën e Ferrokromit ne Elbasan investimin për furrën e re për prodhimin e ferrokromit me karbon te ulet, një mall tejet i kërkuar ne tregjet ndërkombëtare, qe e bën Uzinën e Elbasanit furnizuesin e peste me te rëndësishëm ne bote.

Ne Elbasan aktualisht funksionojnë dy furra te shkrirjes se ferrokromit, që prodhojnë në total 3,000 ton ferrokrom ne muaj.Â

Ne minierën e Bulqizë, pas një rehabilitimi teknik te rëndësishëm ne infrastrukture dhe ne mjete pune, Albanian Chrome ACR ka nisur investimin për hapjen e pusit te ri nr.7, i cili do t'ia zgjasë jetën minierës së paku me 25 vite te tjera. Fale investimit teknologjik dhe kërkimeve minerare, një trup minerar prej 1,8 milionë tonë krom do të nxirret ne vitet ne vijim nga kjo miniere. Investimi për pusin e ri kushton 20 milionë euro dhe do të zgjasë në zbatim rreth 4 vite.

f.sh/NOA

Lexoni mbi këtë argument: Heqja e lejes konçesionare, Prifti: Nuk tërhiqemi

KOMENTE