Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
ARMO, PS: U shkel Kushtetuta për hir të interesave të familjes
English

ARMO, PS: U shkel Kushtetuta për hir të interesave të "familjes"

Tiranë, 30 tetor NOA - Deputeti i Partisë Socialiste, Blendi Klosi ka dalë sot në një deklaratë për shtyp me anë të së cilës ka bërë të ditur se kryeministri Sali Berisha ka shkelur Kushtetutën për hir të interesave të "familjes'.

"Partia Socialiste sjell përpara opinionit publik fakte të reja, që tregojnë shkallën e lartë të kapjes së kësaj qeverie nga interesat korruptive të Sali Berishës.

Korrupsioni i qeveris së votave të vjedhura, ka arritur kulmin.

Dy ditë më parë familja kryeministrore urdhëroi policinë e shtetit për të bllokuar dhe për t'iu kundërvënë policisë tatimore, në aksionin të ligjshëm te saj kundër kompanisë ARMO, kompani e cila rezulton debitore ndaj shtetit shqiptar.

Por interesat e familjes nuk ndalen me kaq.

Interesat e familjes dalin edhe mbi kushtetutën e vendit" tha Klosi.

Sipas tij, Gjykata Kushtetuese ka dalë kundër vendimit të Këshillit të Ministrave numër 52, datë 14.01.2009 që i fal kompanisë ARMO të drejtën e monopolit për të tregtuar i vetëm naftën D2, qeveria e Sali Berishës nuk e respekton këtë vendim.

"Gjykata Kushtetuese vlerëson se vendimi i Këshillit të Ministrave për t'i falur ARMO-s të drejtën e monopolit në tregtimin e naftës D2 është në kundërshti me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, konkretisht nenet 33 dhe 42 të saj.

Pra është Gjykata kushtetuese e këtij vendi aspirues për Bashkimin Europian, e cila vlerëson se ky vendim duhet shfuqizuar, si një shkelje e pastër e barazisë dhe si një monopol i pastër financiar i oligarkisë qeverisëse" shtoi më tej deputeti socialist.

k.k/NOA

Â

KOMENTE