Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
E rrallë, 13 plumba në kokë, macja shpëton
English

E rrallë, 13 plumba në kokë, macja shpëton

Australi, 30 Tetor NOA - Kot nuk thonë se macja ka ca shpirtra më shumë, madje shtatë.

Një e tillë ndoshta, ka qenë ajo që i ka mbijetuar fare lehtë edhe plot 13 plumbave që u derdhën në kokën e saj, nga një person që e qëlloi me pushkë.

Ngjarja e rrallë ka ndodhur në Maryborough në rajonin e Viktorias në Australi. Një person i panjohur, ka qëlluar me 13 plumba në kokë me një pushkë me ajër të presuar, por me sa duket Smokey, macja"heroike" australiane, kishte shtatë jetë.

Edhe pse në atë gjendje, maçoku i mbijetuar ka arritur të kthehet në shtëpi. I gjakosur, me kafkë të dëmtuar nga plumbat, ai është kthyer tek pronarët e tij në Maryborough në Viktoria, tre ditë pas zhdukjes.

Në gjendje mjaft të rëndë, kafsha shtëpiake është operuar, për nxjerrjen e plumbave. sakaq nuk kanë munguar reagimet. Një akt të tillë, të shtënat kundër maces, autoritetet zyrtare e kanë përshkruar "egërsi shokuese".

Sipas Hugh Wirth, i njohur si mbrojtësi i kafshëve në vend këto janë xheste të të rinjve nga 18 deri 20 vjeç, "një model që përsëritet herë pas here në të gjithë Australinë".

Këtu, sugjerimi i Wirth, ka qenë i thjeshtë dhe i qartë: "Ka vetëm një mënyrë për të zgjidhur, - ka thënë ai, - burgu".

a.k/f.sh/NOA

KOMENTE