Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Heqja e lejes konçesionare, Prifti: Nuk tërhiqemi
English

Heqja e lejes konçesionare, Prifti: Nuk tërhiqemi

Nga Rajmonda LajthiaÂ

Tiranë, 30 tetor NOA - Ministria e Ekonomisë nuk tërhiqet nga vendimi i saj për t'i hequr liçensën konçensionare, kompanisë ACR, apo ish-Darfo, për uzinën e Ferrokromit dhe minierën e Bulqizës.

Ministri Dritan Prifti ka konfirmuar për mediat faktin se është e nevojshme të shkohet drejt këtij përfundimi, pasi kjo kontratë konsiderohet e dështuar.

"Ne jemi të vendosur për t'ia hequr firmës lejen e shfrytëzimit, pasi pronari i saj nuk ka plotësuar kriteret e përcaktuara në kontratë" tha Prifti.

Sipas tij kompania nuk ka kryer pagesat e sigurimeve shoqërore, por mbi të gjitha nuk ka qenë korrekt me pagat e punonjësve dhe nuk ka kryer investimet nevojshme.

Por kjo deklaratë e ministrit erdhi në një moment kur në ministrinë e ekonomisë një përfaqësi e punonjësve të uzinës morën takim me sekretarin e përgjithshëm të këtij dikasteri, Durim Kraja.

Pas lajmit të heqjes së liçensës punonjësit u përfshinë nga paniku se mund të mbeteshin pa punë.

Por menjëherë pas diskutimit, minatorët u përcollën me premtimin, se ministria do të tërhiqet nga vendimi i saj.

Taf Koleci, kryetar i federatës së industrisë u shpreh se kishte marrë premtimin nga zyrtarët e ministrisë se e gjithë situata ishte disinformim mediatik.

Kjo ngjarje u krijua një ditë më parë, kur zëdhënësja e ministrisë së ekonomisë deklaroi nisjen e procedurës për heqjen e liçensës konçensionare.

Më herët kur Dritan Prifti u emërua si ministër në daljen e parë publike një nga shqetësimet e tij ishin konçesionet.

Ai ka deklaruar se do të monitoronte me rreptësi të gjitha lejet, pasi sektori i konçesioneve mund të konsiderohej i dështuar.

Nga 100 leje të tilla që janë dhënë gjithsej, vetëm në tre prej tyre ka nisur investimi.

r.l/NOA

KOMENTE