Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kongresi i Këshillit të Evropës: Ian Micallef do të vizitojë Shqipërinë
English

Kongresi i Këshillit të Evropës: Ian Micallef do të vizitojë Shqipërinë

Tiranë, 30 Tetor NOA - Ian Micallef, President në detyrë i Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe rajonale të Këshillit të Evropës, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri për të vlerësuar situatën e demokracisë lokale dhe rajonale në vend.Â

Ai do të takohet me Presidentin e Republikës Bamir Topi, Kryeministrin Sali Berisha, Ministrin e Brendshëm Lulzim Basha dhe Kryebashkiakun e Tiranës Edi Rama, si edhe Z Fatos Hodaj, Drejtor i Përgjithshëm i Shoqates së Bashkive të Shqipërisë, dhe Z Refik Rrugeja, Kreu i Delegacionit Shqiptar në Kongres dhe Raportues i Përgjithshëm për Demokracinë Lokale dhe Rajonale në Evropën Jug-lindore.Â

Raporti më i fundit i Kongresit mbi situatën e demokracisë lokale dhe rajonale në Shqipëri doli në Tetor 2006. Në mars të vitit 2007 Kongresi miratoi një rekomandim në vijim të zgjedhjeve lokale në vend, pas vëzhgimit të kryer në Shkurt 2007.Â

Me vizitën përkon edhe një seminar ndërkombëtar mbi decentralizimin dhe qeverisjen lokale në Evropën Jug-lindore dhe Kaukazin e Jugut i cili do të mbahet në datat 2 dhe 3 Nentor në Hotel Grand Europa në Shkodër, shtëpia e agjencisë së parë për demokracinë lokale në Shqipëri (e cila është pjesë e një rrjeti të krijuar me iniciativën e Kongresit).

Seminari do të fokusohet mbi sfidat e decentralizimit dhe rrugët e forcimit të rolit të qeverisjes lokale si një katalizator për ringjalljen lokale.

Refik Rrugeja do flasë për herë të parë në seminar në kapacitetin e Raporterit të Përgjithshëm të Kongresit për Demokracinë Lokale dhe Rajonale në Evropën Jug-lindore.

Ian Micallef do të raportojë mbi rezultatet e vizitës pranë Byrosë së Kongresit e cila do të mblidhet në Dhjetor 2009.Â

e.r/f.sh/NOA

KOMENTE