Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Olldashi: Edi Rama, harroje pallatin në lulishte
English

Olldashi: Edi Rama, harroje pallatin në lulishte

Tiranë, 30 tetor NOA - Rindizet konflikti mes Sokol Olldashit dhe Edi Ramës për një truall piketuar nga MPPTT për lulishte, ku i pari pretendon se njerëz pranë kryebashkiakut të Tiranës do të ndërtojnë një pallat me shumë kate.

Prej dy ditësh, Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit përmes Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar po punon për mbylljen e gropës në fillim të rrugës së Kavajës dhe rrugës së Durrësit dhe për shndërrimin e saj në një hapësirë të gjelbër për qytetarët e Tiranës.

Gropa që ka shërbyer deri dje si një vend i rrethuar hedhurinash ndodhet në një truall pronë shtetërore.

"Në mënyrë të paligjshme aty patën filluar përpjekje për ndërtimin e një shumëkatëshi, klient të afërt të kryetarit të Bashkisë, Edi Rama", - deklaroi mbrëmjen e sotme MPPTT, përmes një daljeje për mediat.

Me ndërhyrjen që po bëhet, kjo gropë mbeturinash do të shndërrohet në një hapësirë publike, sikurse u veprua me ish-gropën e Sejdisë prapa Teatrit të Operës që sot është një lulishte në funksion të qytetarëve.

"Prej dy ditësh kryetari i bashkisë po përpiqet me çdo kusht të mbrojë gropën ku parashikon të hedh themelet e një korrupsioni shumëkatësh, gjithsesi kjo është një përpjekje pa vlerë pasi në një kohë rekord Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit do t'i japë Tiranës një tjetër hapësirë të gjelbër më shumë", - deklaroi dikasteri i drejtuar nga Sokol Olldashi.

f.sh/NOA

KOMENTE