Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama: Hapja e kutive, fundi i pushtetit të Berishës
English

Rama: Hapja e kutive, fundi i pushtetit të Berishës

Lushnjë, 30 Tetor NOA - Kryeministri refuzon të hapë kutitë e votimit pasi hapja e tyre do të shënonte dhe fundin e pushtetit të tij.

Këtë vlerësim bëri sonte në Lushnje, kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, gjatë një tubimi me moton "Dua të shoh votën time".

"Sali Berisha nuk do që kutitë e votimit të 28 qershorit të hapen, sepse ato kuti janë fundi i pushtetit të familjes së tij, që e ka zhytur në krizë demokracinë, shtetin e së drejtës, ekonominë e familjeve shqiptare. Sali Berisha nuk do që ato kuti të hapen, sepse hapja e kutive të 28 qershorit i mbyll rrugën vjedhjeve e mashtrimeve me pronat publike e private të shqiptarëve", - deklaroi Rama.

Për të, hapja e kutive të 28 qershorit i hap rrugën drejtësisë për të gjykuar lirisht dhe ndëshkuar me forcën e ligjit fajtorët për tragjedinë e Gërdecit e për grabitjen marramendëse të fondeve të rrugës së kombit.

Për Ramën, "mospranimi për t'i hapur kutitë e votimit dhe për t'i dhënë popullit sovran të drejtën e transparencës për zgjedhjen që ka bërë në 28 qershor, është prova e frikës së madhe që ka Sali Berisha nga e vërteta".

Në këtë pikë, Rama deklaroi se "nëse ne do të pranojmë që kutitë e 28 qershorit nuk do të hapen për ne e për të gjithë popullin shqiptar, nën dritën e diellit, me të drejtën që ligji dhe me të drejtën që Zoti i jep popullit sovran, atëherë kemi pranuar për kushedi sesa kohë akoma zgjedhën e këtij pushteti të padenjë për këtë vend".

Ndaj Rama sugjeroi se "është pikërisht ky momenti historik, kur Shqipëria dhe shqiptarët duhet të ndahen një herë e mirë, në mënyrë të pakthyeshme, nga tradita e mbrapshtë e zgjedhjeve të deformuara e të kontestuara, nga standardet e padenja për një vend europian, nga politika e vjetër e pushtetarëve të korruptuar e korruptues që i grabisin zgjedhjet e shqiptarëve për të forcuar zgjedhën e interesave të tyre mbi shqiptarët".

Në përfundim të fjalës së tij, Rama bëri thirrje që më 20 nëntor, të gjithë të afrohen në Tiranë, në sheshin "Skënderbej", "për një manifestim të madh në emër të lirisë".

a.b/f.sh/NOA

KOMENTE