Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zhvishet dhe bën striptizëm në mes të rrugës, policia: E papërgjegjshme
English

Zhvishet dhe bën striptizëm në mes të rrugës, policia: E papërgjegjshme

Tiranë, 30 tetor NOA - Një vajzë rreth të 30-tave ka çuditur kalimtarët e rastit, teksa zhvishej në mes të rrugës duke improvizuar skena striptizmi.

Skena "erotike" është parë dje pak pas mesditës në sheshin "Rilindja" në Tiranë kur një femër ka filluar të zhvishet në "sy" të qindra kalimtarëve, burra, gra, fëmijëve etj.

E ndërsa makinat që kalonin u binin burive për të aprovuar ose jo gjestin e çuditshëm të vajzës, kalimtarët nga ana tjetër nuk janë treguar mospërfillës nga kjo skenë.

Madje një prej dëshmitarëve ka telefonuar policisë duke e lajmëruar se një vajzë po zhvishet në rrugë.

Kjo ka detyruar policinë të shkojë menjëherë në adresën e dhënë nga telefonuesi për të verifikuar rastin.

Burime nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA se vajza ishte e papërgjegjshme dhe pas ndërhyrjes së policisë ajo u largua duke marrë me vete edhe rrobat që deri në atë moment i kishte flakur në rrugë.

k.k/NOA

KOMENTE