English

Honduras, kriza politike drejt zgjidhjes

Teguçigalpë, 31 tetor, NOA - Kriza politike që përfshiu hondurasin gjatë javëve të fundit mund të jetë pranë zgjidhjes dhe një lajm i tillë mbërrin nga efektet pozitive që ka patur presioni i madh i ndërkombëtarëve si edhe negociatat disa javore mes politikanëve rivalë.

Madje u mendua se ky vend do të shkonte drejt luftës civile pasi bisedimet e vendasve në lidhje me krizën politike në Honduras kanë dështuar pa arritur asnjë marrëveshje.

Faktin e mundësisë për shpërthimin e një lufte të tillë madje e konfirmoi edhe vetë presidenti i Kosta Rikës, i cili ishte edhe mediatori kryesor i këtyre bisedimeve.

Por duket se gjërat tashmë janë në rrugë të mbarë dhe Hondurasi ka shansin t'u kthehet kohëve normale të tij.

Ushtruesi i detyrës së presidentit, Roberto Micheletti u ka dhënë urdhër negociatorëve të tij që të nënshkruajnë një marrëveshje, sipas së cilës presidenti i rrëzuar, Manuel Zelaya mund të rikthehet në post.

Qeveria e përkohshme tha se propozimi për rikthimin në pushtet të presidentit të rrëzuar, Manuel Zelaya, ishte i papranueshëm.

n.e/NOA

KOMENTE