Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kongresi i SHBA, seancë për zgjedhjet
English

Kongresi i SHBA, seancë për zgjedhjet

Uashington, 31 tetor, NOA - Komisioni i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan për Hemisferën Perëndimore ka zhvilluar një seancë të posaçme informimi mbi përgatitjet e zgjedhjeve të 15 nëntorit në Kosovë.

Ligjvënësi Eliot Engel tha nga ana e tij gjatë kësaj seance se "perceptimi i Kosovës në komunitetin ndërkombëtar do të ndryshojë nga këto zgjedhje, qoftë pozitivisht ose negativisht".

"Unë vazhdoj takime nëpër botë dhe Uashington, dhe kudo që shkoj u bën thirrje krerëve të shteteve të njohin pavarësinë e Kosovës. Prej 21 vjetësh jam angazhuar në këtë kryqëzatë për pavarësinë e Kosovës. Tani që pavarësia është bërë realitet duam që sa më shumë vende ta njohin. Dhe zhvillimi i këtyre zgjedhjeve do të diktojë në një farë mënyre edhe ritmet e mëtejshme të njohjes së këtij shteti", shtoi ai.

Ndërsa zv/ndihmës Sekretari i Shtetit Stuard Xhons u shpreh se ecuria e deritanishme flet për një proces profesionalist dhe brenda standardeve.

"Jemi shumë entuziastë nga ritmet e përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme në Kosovë. Mendojmë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po e zhvillon detyrën e tij me profesionalizëm, ata po marrim mbështetje teknike aty ku u nevojitet dhe duket se po ecin në rrugën e duhur për këto zgjedhje", deklaroi ai në fjalën e tij.

Gjatë seancës u diskutua edhe problemi i pjesëmarrjes së pakicave në procesin e votimit për zgjedhjen e krerëve të rinj lokalë në Kosovë dhe në veçanti, ajo e komunitetit serb e cila mbetet një ndër sfidat kryesore për autoritetet e vendit,

"Republika e Kosovës është fakt i kryer. Çdokush që mendon se me pjesëmarrjen e tij në zgjedhje tregon njohjen e Kosovës, ka të drejtë. Por nëse mendojnë se duke mos marrë pjesë disesi pavarësia e Kosovës do të zhbëhet, dua t'ua bëj të qartë se kjo s'do të ndodhë kurrë. Kosova është vend i pavarur dhe kjo s'do të ndryshojë", tha kongresmeni Engel lidhur me një fakt të tillë.

n.e/NOA

KOMENTE