Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kriminelët, si po e përçajnë Serbinë
English

Kriminelët, si po e përçajnë Serbinë

Përveç faktit se fillimi i procesit kundër Karaxhicit ka hidhëruar nacionalistët serbë, fillimi i procesit në Serbi është pritur me reagime të përziera. Karaxhici ende ka një rrjet të mbështetësve të tij, por fakt është se ai në Serbi kurrë nuk ka qenë aq i popullarizuar, sa është komandanti i tij ushtarak, Ratko Mladici

Nga BBC

Në barin "Luda Kuca", apo "Shtëpia e çmendur", në Beogradin e ri, jeta ngadalë i është kthyer normalitetit. Para një viti, ky bar u invadua nga mediet botërore, të cilat dëshironin të mësonin më shumë për jetën e dyfishtë të Radovan Karaxhicit, ish-udhëheqësit të serbëve të Bosnjës, i cili tani po gjykohet nën akuzat për krime të luftës para Tribunalit në Hagë. Për vite me radhë, njeriu më i kërkuar në Europë, kishte vizituar këtë bar, për të shijuar verën e kuqe. Gjatë gjithë kësaj kohe, Karaxhici ishte fshehur prapa mjekrës së gjatë, flokëve dhe syzeve me xhama të trashë, duke u prezantuar si mjeku i mjekësisë alternative, Dragan "David" Dabic. Ai qëndronte ulur nën fotografitë e udhëheqësve serbë, të vendosur në mur: nën atë të ish-presidentit të Serbisë, Slobodan Milosevicit, të udhëheqësit ushtarak të serbëve të Bosnjës, Ratko Mladicit dhe fotografisë së tij personale. Që nga arrestimi i tij, në korrik të vitit të kaluar, një portret i ri është vendosur në mur: ai i mjekut miqësor, Dragan Dabic, për të cilin askush në këtë bar nuk ka besuar se është vetë Radovan Karaxhici. Në një kënd të barit, Gjorgje 29 vjet dhe miqtë e tij tentojnë të luajnë në "gusëll", në instrumentin tradicional serb me një tel. Ata me krenari rrëfejnë se si vet Karaxhici ka argëtuar mysafirët në bar, duke i rënë këtij instrumenti. "Është i drejtë vendimi i tij që të bojkotojë fillimin e procesit gjyqësor kundër tij. Është kjo e vetmja mënyrë që të dëshmojë hidhërimin e tij dhe padrejtësinë e ushtruar nga kjo kinse gjykatë. Gjatë gjithë viteve të 90-ta, serbët vetëm kanë mbrojtur tokën, popullin dhe besimin tonë", thotë Gjorgje. Përveç faktit se fillimi i procesit kundër Karaxhicit ka hidhëruar nacionalistët serbë, fillimi i procesit në Serbi është pritur me reagime të përziera. Karaxhici ende ka një rrjet të mbështetësve të tij, por fakt është se ai në Serbi kurrë nuk ka qenë aq i popullarizuar, sa është komandanti i tij ushtarak, Ratko Mladici. Shumë serb kanë një qëndrim indiferent ndaj procesit gjyqësor kundër Karaxhicit. I pyetur se çfarë ndjenje ka, kur e sheh Karaxhicin duke u paraqitur para gjykatësve në Hagë, një taksist në Beograd u përgjigj:"Thjeshtë e ndërroi kanalin". Ironia për Karaxhicin është se përderisa ai bojkoton gjykatën, duke qëndruar në qelinë e tij në Hagë, zëvendëses së tij gjatë kohës së luftës në Bosnje, i është garantuar lirimi i parakohshëm nga një burg në Suedi, për shkak të sjelljeve të mira. Biljana Plavshic e zëvendësoi Karaxhicin si presidente e Republikës Serbe në Bosnje, në vitin 1996. Plavshic ju dorëzua vullnetarisht Tribunalit në Hagë, pas akuzave të ngritura kundër saj për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit. Ajo fillimisht theksoi se është e pafajshme, por më vonë pranoi se është fajtore për krime kundër njerëzimit, në shkëmbim të eliminimit të të gjitha pikave tjera të akuzës kundër saj dhe dënimit të shkurtuar më 11 vjet burg. Plavshic theksoi se pjesën më të madhe të kohës në burg e ka kaluar në kuzhinë: një zhvendosje kjo nga reputacioni i "Zonjës së hekurt serbe", të cilin e ka gëzuar gjatë kohës së luftës. Ajo gjatë luftës kishte tërhequr vëmendjen me komentet e saj raciste, siç ishte komenti "myslimanët janë një defekt gjenetik në trupin serb". Kthimi i saj në Beograd ka përçarë opinionin publik. Përderisa disa janë të mendimet se ajo duhet të lihet e qetë, të tjerët janë të tërbuar për shkak të vendimit për lirimin e saj. Marko, një student në Beograd, thotë se është i dëshpëruar. "Njerëzit, të cilat kanë bërë gjëra të këtilla, duhet të qëndrojnë më gjatë në burg. Jam tejet i dëshpëruar", thotë ai. Në Bosnje janë organizuar demonstrata masive kundër lirimit të Plavshicit. Por përkrahësja më e madhe e saj, mbetet kunata e Plavshicit, Vasilija Plavshic. Në banesën e saj në Beograd, Vasilija tregon fotografitë e familjes, shumica prej të cilave janë të Biljanës. "Ajo ka qenë gjithmonë e ndershme dhe e bukur", thotë ajo. E pyetur se si ka reaguar ndaj akuzave kundër Biljanës, buzëqeshja e Vasilijas zbehet paksa. "Mendova, ‘O zot, për çdo ditë kemi pirë së bashku kafe në Bosnje, prandaj si mund të thuhet se ajo ka qenë e përfshirë në vrasjen e njerëzve?". Reagimet e ndryshme ndaj Karaxhiqit dhe Plavshicit zbulojnë përçarjet e thella, të cilat ende janë gjallë në Serbi. Serbia ende po e ka vështirë që të marrë përsipër përgjegjësinë e vet për luftërat në Ballkan. Shumë serb e konsiderojnë Tribunalin e Hagës si të njëanshëm në dëm të serbëve. "Të gjitha palët janë fajtore", është fjalia, e cila mund të dëgjohet shpesh në Beograd. Gjasat janë të vogla që procesi kundër Karaxhicit të ndryshojë këtë perceptim-refuzimi i tij që të pranojë akuzat kundër tij, do të ketë jehonë te ata, të cilët kanë ndjenjën se Serbia në mënyrë të padrejtë është dejonizuar në librat e historisë. Por ndoshta Plavshic, e cila ka pranuar fajin dhe është penduar, do të ketë një efekt për ndryshimin e këtij perceptimi. Ndoshta pasi që të qetësohet dhe të flas publikisht, ajo do të jetë njeriu, i cili do të trimërojë serbët që të përballen me të kaluarën e tyre.

KOMENTE