Tiranë, 31 tetor, NOA - Ka përfunduar me rezultatin 1-0 sfida e djeshme mes dy ekipeve që pretendojnë të jenë kampione të Superligës shqiptare, Tiranës dhe Vllaznisë.
Pas përfundimit të saj, Tirana i rikthehet betejës për titullin kampion, ndërsa ekipi i Vllaznisë mbetet në vend të fundit të renditjes me 7 pikë pas 9 javësh kampionat.
Tashmë kampionati kryesohet nga Dinamo e cila i parakalon këto dy skuadra, por gjithsesi Tirana duket se është duke iu afruar asaj.
Ndërkaq, është kundërshtuar nga pala shkodrane caktimi i arbiritit Bardhyl Pashaj për të ndjekur këtë ndeshje.
"Nuk ka asnjë logjikë caktimi i këtij gjyqtari dhe ne e kontestojmë me forcë", ka thënë presidenti Valter Fushaj, i ekipit të Vllaznisë, gjë që e ka argumentuar me faktin se ai është nga kryeqyteti dhe në këtë mënyrë paraqet konflikt interesi, pasi i bie të mbrojë më shumë skuadrën e Tiranës sesa të ardhurit nga Shkodra.
n.e/NOA
Â
Â