Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
LSI: Opozita të shmangë mitingjet kundër integrimit në BE
English

LSI: Opozita të shmangë mitingjet kundër integrimit në BE

Tiranë, 1 nëntor NOA - Zëvendëskryetari i LSI-së, Edmond Haxhonasto ka deklaruar sot se opozita po përdor mitingje kundër integrimit të shqiptarëve në Evropë.

"Dua të shpreh keqardhjen për thirrjet për radikalizim që po dëgjohen nga tribunat e protestave të opozitës.

Është vërtetë për të ardhur keq, të thirrje të tilla të dëshpëruara e anakronike, rrjedhin në kah krejtësisht të kundërt me përpjekjet kombëtare të gjithë politikës për të realizuar lëvizjen e lirë të shqiptarëve drejt BE-së dhe marrjen e statusit të vendit kandidat" deklaroi Haxhinasto.

Sipas tij, opozita aktuale dhe lidershipi i saj ka humbur sensin e realitetit, ndjeshmërinë politike të nevojave që kanë qytetarët e këtij vendi për më shumë punësim, arsimim, shërbim shëndetësor e përkujdesje sociale.

"Në emër të LSI-së i bëjmë thirrje opozitës socialiste dhe përfaqësuesve të saj të zgjedhur të reflektojnë dhe të kujtojnë se premtimi që i kanë bërë shqiptarëve më 28 qershor ishte integrimi në Evropë dhe lëvizja e lirë, dhe jo mitingjet kundër këtij integrimi" përfundoi Haxhinasto.

k.k/NOAÂ

KOMENTE