English

Njoftim nga Ministria e Turizmit, Rinisë, Kulturës dhe Sporteve

Të nderuar kolegë gazetarë,Ju njoftoj se ditën e hënë më 2 Nëntor 2009 ora 10.00, Ministri i urizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, zoti Ferdinand Xhaferri dhe ëvendësministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve,zoti Nikollë Lesi, marrin pjesë në ceremoninë zyrtare të hapjes së vitit akademik në EUFT (Universiteti Europian i Turizmit).

Universiteti Europian i Turizmit (EUFT), i cili është i vetmi i këtij lloji në Rajonin e Ballkanit dhe të Mesdheut, u krijua nga Fondacioni i Universitetit Evropian për Turizmin, i vendosur në Tiranë për të realizuar parashikimet e Unitetit të Turizmit të Komisionit Evropian .Në ceremoni, ministri Xhaferri do të mbajë dhe një fjalë të shkurtër.Ceremonia zhvillohet në selinë e EUFT, godina 15 katëshe pranë Stacionit ë Trenit, në fund të bulevardit Zogu i Parë, ne Tirane.ZYRA E SHTYPITMTKRS

KOMENTE