Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS: Baca Sali u është turrur pronave publike dhe private, me një babëzi të paparë
English

PS: Baca Sali u është turrur pronave publike dhe private, me një babëzi të paparë

Tiranë, 1 nëntor NOA - "Kryeministri Sali Berisha u është turrur pronave publike dhe private, me një babëzi të paparë".

Me këtë konsideratë për shefin e qeverisë, doli sot para medieve, ish-nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, deputet i ri i Partisë Socialiste, Eduart Shalsi.

"Pas këtij demonstrimi të paligjshëm force, fshihet pushteti i paligjshëm i Sali Berishës, që u është turrur pronave publike dhe private me një babëzi e verbëri të paparë. Kjo dhunë bëhet për t'i detyruar pronarët e ligjshëm që të lidhin kontrata me sekserët e Sali Berishës, të cilët janë lëshuar si hiena kudo", - ishte gjuha e ashpër e përdorur nga Shalsi.

Kjo dhunë, - vijoi ai, duke përdorur terminologji të konsumuar një ditë më parë nga Edi Rama në Orikum, - tregon fytyrën e vërtetë të Sali Berishës, këtij punisti që tashmë kërkon të kthehet në latifondist, duke vjedhur pronat e popullit, duke vjedhur votën e tjetrit, biznesin e tjetrit, pronën e tjetrit.

Për Shalsin, është e patolerueshme, e papranueshme, që këto gjëra të ndodhin në mes të ditës, në mes të Tiranës, duke iu referuar përplasjes me MPPTT për ndërtimin e një objekti në sheshin midis rrugës së Durrësit dhe asaj të Kavajës, nga një subjekt privat.

Shalsi sqaroi se për këtë shesh, është organizuar një Konkurs Ndërkombëtar dhe i është dhënë leje nga Këshilli i Rregullimit të Territorit të Tiranës, ku kanë votuar pro si përfaqësuesit e PS-së ashtu edhe përfaqësuesit e PD-së.

"Por kjo me sa duket nuk i mjafton të bijës dhe të birit të Sali Berishës, të cilët kërkojnë nga baca e tyre Sali, nga një pronë përditë", - ishte gjuha e përdorur nga Shalsi, duke mos ngurruar edhe ai, si shumë eksponentë të PS, të fyejnë familjarisht kryetarin e qeverisë, jashtë rregullave të etikës.

Gjuha e ashpër u thellua më shumë, kur Shalsi paralajmëroi bindshëm: "Por ta harrojë baca Sali, se mund të se mund t'i bëj pronat e popullit dhuratë për fëmijët e vet. Këtu do të jemi".

f.sh/NOA

KOMENTE