Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dy persona masakrojnë me thikë një 24-vjeçar për t'i vjedhur varësen
English

Dy persona masakrojnë me thikë një 24-vjeçar për t'i vjedhur varësen

Tiranë, 2 nëntor NOA - Një 24-vjeçar nga Vlora kishte preferuar të kalonte festën e Halluinit në Tiranë, por kjo gjë i ka rrezikuar atij jetën pasi është grabitur me dhunë nga dy persona.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunës në rrugën "Gjik Kuqali" pranë një lokali në Tiranë kur Berti Hyseni 28-vjeç nga Berati në bashkëpunim me një person tjetër ende të paidentifikuar nga policia, i ka vjedhur me dhunë një varëse floriri 24-vjeçarit Mariglen Xh, nga Vlora.

I riu ka tentuar të mbrojë varësen nga hajdutët por këta të fundit i janë kundërpërgjigjur duke e goditur me thikë.

Ata e kanë goditur atë në pjesë të ndryshme të trupit duke e plagosur rëndë.

I dëmtuari u transportua menjëherë në spital, ndërsa policia nisi hetimet për të identifikuar autorët.

Burime nga policia thanë se nga hetimet e para u bë i mundur identifikimi dhe kapja e njërit prej autorëve i cili dyshohet të jetë 28-vjeçari Berti Hyseni, dhe po punohet për identifikimin e bashkautorit të tij.

k.k/NOA

KOMENTE