English

Falimenton banka tjetër amerikane, CIT

Uashington, 2 nëntor, NOA - Një tjetër bankë e madhe e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka shpallur falimentin e saj, duke e çuar në 116 numrin e atyre që kanë falimentuar gjatë këtij viti në këtë shtet.

Sipas të dhënave, banka më e re e falimentuar është ajo CIT, e cila ka deklaruar se është futur në vështirësi të mëdha financiare për shkak të gabimeve të mënyrës së saj të menaxhimit.

Një vit pas falimentimit të Bankës Investuese Lehman Brothers, në SHBA ka falimentuar në këtë mënyrë edhe një bankë tjetër e madhe, duke e bërë akute situatën në të cilën ndodhet sistemi bankar amerikan në kuadrin e efekteve direkte të krizës financiare.

Shkak kanë qenë janë borxhet e CIT-së me vlerë prej rreth 65 miliardë dollarësh, por gjithsesi banka shpreson se me fillimin e procesit të falimentimit do të përfitojë nga investimet për tejkalimin e borxheve të vjetra dhe fillimin sërish nga puna.

Dukuria e falimentimit të bankave po trondit opinionin në SHBA, ku vetëm javën e kaluar kanë shpallur falimentin 4 të tilla.

n.e/NOA

KOMENTE