Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kapen në port 4 kosovarë me letra false
English

Kapen në port 4 kosovarë me letra false

Durrës, 2 nëntor, NOA - Gjatë kësaj fundjave, disa kosovarë kanë rënë në prangat e policisë pasi kanë tentuar të kalojnë kufirin përmes portit të Durrësit duke paraqitur dokumenta false.

Burimet policore konfirmojnë për agjencinë e Lajmeve NOA se njëri prej të ndaluarve është kosovari Gjelal Elezi, 28-vjeç, lindur dhe banues në Kaçanik.

Ai u kap në flagrancë pasi ka tentuar të kalojë kufirin në mënyrë të paligjshme duke paraqitur para kontrollit të policisë një riçevutë poste italiane në emër të tij, e cila dyshohet se është e falsifikuar.

Personi i dytë i ndaluar është kosovari Xhevdet Berisha, banues në Podujevë, i cili u kap në flagrancë pasi ka tentuar të kalojë kufirin në mënyrë të paligjshme duke paraqitur një pasaporte jugosllave me nr.00540651, ku në faqen 13 të saj ndodhet një vizë sllovene me nr.SVN0502790 e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.

Një tjetër kosovar që policia konfirmon se është arrestuar për të njëjtën arsye, është edhe 18-vjeçari Sokol Zymberaj, banues në Istog, i cili paraqiti në kufi një leje qëndrimi zvicerane me nr. A17038237, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.

Ndërsa kosovari i fundit i kapur në flagrancë për kalim të paligjshëm kufiri është Mon Sadiku, 44-vjeçar, banues në Gjakovë, i cili paraqiti në kufi një pasaportë jugosllave me nr. 002913104 në emër të Mehmet Shalës, person ky me të cilin kushte ngjashmëri.

Për të gjithë këta persona, policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale  dokumentat e mësipërme, mdërsa materialet i janë kaluar prokurorisë së Durrësit për veprën penale të "Falsifikimit të letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave", parashikuar nga neni 189/1 i Kodit Penal.

n.e/NOA

Â

Â

KOMENTE