Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Miss Algjeria fiton kurorën e më të bukurës së Globit
English

"Miss Algjeria" fiton kurorën e më të bukurës së Globit

Durrës, 2 nëntor NOA - Samah Gahfaz, "Miss Algjeria", ka fituar të dielën mbrëma kurorën e më të bukurës së Globit në spektaklin "Miss Globe International 2006". Në një mbrëmje gala të organizuar në pallatin e sportit "Ramazan Njala" në Durrës, nga producenti Petri Bozo, kanë parakaluar 47 bukuroshe të ardhura nga të pesë kontinentet.

Brunia bukuroshe me tipare tipike mesdhetare, 26-vjeçe me profesion arkitekte, ka triumfuar kështu në edicionin e 36-të të spektaklit, ndërkohë që shoqëruese e parë u shpall polakja Monika Leëczuk, ndërsa shoqëruese e dytë kosovarja Arbnora Ademi. Kështu ditët e zhurmshme me bukuroshet e botës, gjatë dy javëve të fundit të tetorit, kanë marrë fund të dielën, kur rreth orës 23:30 të mbrëmjes është zgjedhur edhe përfaqësuesja e "Miss Globe International 2009".

Spektakli për të cilin kishin mbërritur Miss-e nga 47 vende të ndryshme të botës, u realizua në skenën e madhe të Pallatit të Sportit në Durrës, mes emocionesh dhe surprizash.

Në prezantimin e Elona Nallbanit dhe Peter Bross, spektakli i madh i bukurisë për të gjashtin vit pati fatin të organizohej sërish në vendin tonë, por kësaj here duke lënë pas kryeqytetin, (ku u organizua vitin e kaluar), për të sfiluar në Durrës.

I paraprirë nga një natë prezantuese, me një ballo të organizuar në "Xixa Restort" në Durrës, konkursi i madh i bukurisë "Miss Globe Internacional", në të cilin u prezantuan jo vetëm ambasadoret e botës, por edhe ngjyrat e një mbrëmjeje madhështore shënoi një tjetër fituese të shpallur në Shqipëri.

Ndërkaq të shtunën mbrëma, drejtorët nacionalë, të pranishëm gjatë këtyre gjashtë viteve në Shqipëri, të drejtuar nga Ann See, Presidente Nderi dhe Pronare e patentës së "Miss Globe Internacional" organizuan një takim, në të cilin u vendos rinovimi i kontratës me producentin Petri Bozo edhe për pesë vite të tjera.

Të gjithë kanë votuar me unanimitet që Shqipëria të jetë deri në 2014 vendi mikpritës i konkursit, i treti për nga rëndësia në botë.

"Kjo është hera e tretë që vij në Shqipëri dhe sa më shpesh vij aq më shumë më pëlqen vendi juaj", tha pas takimit Ann See.

"Kam parë 70 për qind të këtij vendi dhe këtu mund të gjesh gjithçka njerëz duan.

Unë jam nga Hollivudi, Kaliforni dhe mendoj se ju keni shumë gjëra të bukura që në vende të tjera vështirë të gjenden.

Njerëzit janë shumë të ngrohtë dhe miqësorë. Mbi të gjitha ky organizim nga Petri Bozo është shumë i bukur dhe jam shumë e kënaqur që te anonçoj që ne e kemi zgjeruar edhe për pesë vjet të tjera kontratën me të".

Presidentja e "Miss Globe" ka pranuar ndërkohë se ka pasur shumë kërkesa nga producentë të vendeve të ndryshme për të fituar të drejtën e organizimit të "Miss Globe". Por duket se jehona që Bozo i ka dhënë këtij spektakli ndër vite, organizimi dhe suksesi që ka njohur në këto gjashtë vjet, kanë qenë arsyet që See ka vendosur ta mbajë përsëri në Shqipëri. "Ne kemi 15 patenta dhe 15 tituj të tjerë, të eventeve që organizohen në vende të ndryshme të botës. Por "Miss Globe" është i preferuari im. "Mezi pres të vij edhe për pesë vjet të tjera këtu".

Po kaq entuziast është treguar edhe drejtori i Turqisë Suha Apayali, president dhe pronar i "Miss Model of the Ëorld". "Miss Globe International" është organizuar në Turqi për plot dhjetë vjet para se liçensën ta fitonte Petri Bozo. "Në Stambol "Miss Globe" është organizuar nga miku im Sua Egermi", ka thënë ai. "Unë jam shumë mik me ata që kanë organizuar spektaklin në Stamboll, por edhe mik me Petri Bozon. Mund të them sinqerisht se "Miss Globe" ka marrë progres shumë të madh përsa i përket organizimit. Ne duhet ta pranojmë këtë. "Miss Globe" është një nga konkurset më të mira për sa i përket organizimit në Botë dhe mendoj se për këtë merita është e zotit Bozo. Meriton të marrë shumë urime dhe shumë përgëzime".

Një tjetër Drejtor Nacional i "Miss Globe", ai i Polonisë, Gerhard Parzutka Von Lipinski, president i "Miss Poland"Â dhe "Miss Supranational" është treguar po aq entuziast për nënshkrimin e kësaj kontrate. "Bozo është një ambasador i madh i Shqipërisë", ka thënë ai pas takimit. "Ai po i tregon botës se çfarë është Shqipëria. Është shumë gjë e bukur kur shikon detin, vendet e mrekullueshme të Shqipërisë, njerëzit që janë shumë të ngrohtë ndaj nesh. Edhe suporti që mori nga shteti ka qenë i padiskutueshëm, por mund të bëhet akoma më tepër sepse Shqipëria për shumë dekada ka qenë një vend i mbyllur.

Kështu që vendosja e një konkursi bukurie këtu është një formulë shumë e bukur. Shumë vajza vijnë këtu dhe kur kthehen në vendin e tyre ato shndërrohen në ambasadore.

Dhe promovim më të mirë se këto vajza ju nuk mund të gjeni.

Ju keni nevojë për zhvillimin e turizmit ndaj është fat shumë i mirë për Shqipërinë që të kenë një regjisor dhe producent si Petri Bozo".

Ndërsa estonezi Raivo Kiisler, President i "Miss Estonia" u shpreh se rinovimi i kontratës ishte diçka e pritshme. "Sepse Bozo ka bërë një punë shumë të mirë. Vij këtu çdo vit, kam parë ndryshimet e këtij vendi, kam parë shumë vende të bukura.

Ia vlen të vij sërish. Por ky vit ishte akoma më interesant sepse pamë edhe një vend tjetër: Kosovën".

Drejtori rus Vladimir Ilin, tha se Rusia ka shumë spektakle bukurie.

"Por janë gjithnjë të njëllojta", shtoi ai. "Prandaj kemi ardhur këtu për të parë mënyra të reja të organizimit. Ky event shkon shumë mirë me vendin. Shqipëria është në mes të Evropës. Që këtej mund të shkosh rehat në çdo vend tjetër.

Mund të them me bindje se jam suprizuar për çdo vit që ky aktivitet është organizuar këtu".

Ç'ka mund të përbëjë edhe arsyet pse të gjithë kanë votuar pro tek e fundit. Duke i dhënë mundësi Shqipërisë të jetë edhe për pesë vjet të tjera epiqendra e "Miss Globe Internacional". Â

a.c/NOA

KOMENTE