English

Njoftim për mediat nga Ministria e Mbrojtjes

Nesër, më datë 3 nëntor 2009, në orën 11 00 në Komandën e Regjimentit Komando në Zall-Herr do të zhvillohet një ceremoni me rastin e inagurimit të disa ambjenteve, si dhe do të ndiqen disa demonstrime ushtarake nga forcat e këtij Regjimenti.

Në këtë veprimtari do të jetë i pranishëm ministri i Mbrojtjes z. Arben Imami, ambasadori i SHBA në Tiranë, Xhon Withers, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA-së gjeneral brigade Maksim Malaj, ushtarakë të lartë të MM-së dhe Shtabit të Përgjithshëm të FA-së etj.

Lutemi për pjesëmarrjen tuaj për të pasqyruar në media këtë veprimtari të rëndësishme për Forcat tona të Armatosura. Â

Sektori i Shtypit në Ministrinë e Mbrojtjes

KOMENTE