English

Reali shpreson në fitore ndaj Milanit

Madrid, 2 nëntor, NOA - Ekipi i Realit shpreson në një fitore të tij ndaj ekipit të Milanit në takimin që pritet të zhvillohet nesër mes dy palëve.

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, nga ana e tij, është i bindur se ekipi i tij do të shënojë fitore në Ligën e Kampionëve në takimin kundër Milanit.

"Për Real Madridit dhe për të gjithë ne është kënaqësi të jemi në një qytet kaq të bukur sa Milani dhe të luajmë kundër një ekipi të fuqishëm. Por edhe pse jemi miq, ne do t'i mposhtim ata", ka thënë Perez. "Ëndrra ime është të luaj në finale të Ligës së Kampionëve me Milanin, që është ekipi im i dytë favorit në Evropë. Milani dhe Reali janë dy ekipe të mëdha dhe dy miq të mëdhenj", ka shtuar spanjolli.

Milan duket se nuk ka patur kohë të mira tani, pasi ka humbur me Zyrihun në San Siro, Â 1-0.

Por duket se e ka marrë veten pas një fitoreje të shënuar me ekipin e Romës, duke përmbysur kështu të gjitha komentet që po bëheshin në media se këtë sezon, ky ekip paraqiste një formë jo dhe aq të mirë si të lavdishmet herë të tjera.

n.e/NOA

KOMENTE