English

Trishtim nga vdekja, gruaja pi ilaç miu

Korçë, 2 nëntor, NOA - Trishtimi pas vdekjes së të shoqit, e ka shtyrë një 48-vjeçare që të marrë vendimin e vetëvrasjes, duke konsumuar ilaç miu.

Lajmi bëhet me dijeni për agjencinë e Lajmeve NOA nga burime policore të Korçës, sipas të cilave autorja e tentativës për vetëvrasje, është 48-vjeçarja me inicialet Z.B, lindur në fshatin Sheqeras dhe banuese në Grac të Devollit.

Viktima është transportuar nga familjarët e saj për në spital më gjendje të rëndë shëndetësore pasi kishte konsumuar një sasi ilaç miu.

Nga deklarimet e vetë të dëmtuarës, doli se ajo e ka ndërmarrë një veprim të tillë nga mërzia pasi para një muaji i ka vdekur bashkëshorti dhe e ka përjetuar shumë keq ngjarjen e trishtë.

U kryen veprimet proceduriale për veprën penale të "Shkaktimit të vetëvrasjes e mbetur në tentativë", parashikuar nga neni 99 e 22 i Kodit Penal.

Ndërsa 48-vjeçarja rezulton të jetë jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Korçës.

n.e/NOA

KOMENTE