Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ambasada e SHBA financon kompleksin e operacioneve ushtarake në terrenin urban
English

Ambasada e SHBA financon kompleksin e operacioneve ushtarake në terrenin urban

Tiranë, 3 Nëntor NOA - Ambasadori John L. Withers II dhe Ministri i Mbrojtjes Arben Imami, morën pjesë në ceremoninë e përfundimit të punimeve për ndërtimin e kompleksit të Operacioneve Ushtarake në një Terren Urban (MOUT).

Ky është një projekt i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, financuar nga Global Peacekeeping Operation Initiative, në zonën ushtarake të Zallherit.

Në ceremoni po ashtu gjendeshin Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjenerali i Brigadës Maksim Malaj dhe Shefi i Zyrës së Bashkëpunimit për Mbrojtjen (ODC) Nënkolonel Martin Perryman.

Komanda Europiane e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (EUCOM) mundësoi pothuajse 1,5 milion dollarë për ndërtimin e kompleksit MOUT.

Kompleksi përbëhet nga ndërtesa një, dy dhe trekatëshe, të gjitha të ndërtuara në fshatin e simuluar, që do t'u japë mundësinë forcave shqiptare për të perfeksionuar aftësitë e tyre luftuese në një mjedis urban.

Territori do të ndihmojë Shqipërinë për të përfunduar integrimin e saj të NATO, duke përmirësuar përshtatshmërinë dhe aftësinë për të funksionuar si anëtare e një force shumëkombëshe.

Nëpërmjet përdorimit të territorit të MOUT, Forcat e Armatosura Shqiptare do të kenë mundësi të trajnohen mbi operacionet paqeruajtëse në një skenë luftimi urbane.

Ky projekt përfaqëson një tjetër shembull të shkëlqyer të bashkëpunimit që ekziston midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Shqipërisë.

"Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku për të zhvilluar Forcat e Armatosura Shqiptare në një forcë të aftë dhe të pandalshme të NATO-s, si për ndërtimin e marrëdhënies dypalëshe, reciprokisht të dobishme, midis dy vendeve tona", - deklaroi z.Uidhers.

f.sh/NOA

KOMENTE