English

G99, Veliaj dënon dhunën ndaj gazetarit Mero Baze

Tiranë, 3 nëntor NOA - Kreu i G99, Erjon Veliaj nuk ka nguruar sot të dënojë dhunën e ushtruar mbrëmjen e djeshme ndaj gazetarit Mero Baze.

Kreu i G99 Erion Veliaj e komentoi këtë akt jo si një ngjarje të veçuar, por si "pjesë të një problemi që po përballet, në fakt, e gjithë shoqëria shqiptare", e që është "kultura e pandëshkueshmërisë së personave të veshur me mburojë politike".

"Kjo ishte kronika e një akti të paralajmëruar, pasi në këtë vend po bëhet e zakonshme që njerëz me mburojë politike të kenë në duar çdo instrument të mundshëm për të arritur gjithçka. Në këtë vend po krijohet një kulturë e pandëshkueshmërisë, ndaj në njëfarë mënyre ky akt nuk na kapi në befasi" tha Veliaj. "Këtu vidhet prona private e pastaj thuhet punë e madhe, apo, i hiqen antenat një televizioni, e sërish thuhet punë e madhe! Këtu vidhen votat, e prapë thuhet punë e madhe. Lirohen nga akuza politikanë të pandehur, e sërish thuhet punë e madhe. Problemi është të kuptojmë se në fakt kjo punë e madhe na prek të gjithëve, ndaj duhet një reagim i gjithë shoqërisë" deklaroi më tej kreu i G99.

k.k/NOA

KOMENTE