Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kancelarja gjermane, fjalim para Kongresit amerikan për Murin e Berlinit
English

Kancelarja gjermane, fjalim para Kongresit amerikan për Murin e Berlinit

Uashington, 3 nëntor, NOA - Kancelarja Angela Merkel është nisur në vizitën e saj të parë diplomatike jashtë vendit, që pas marrjes së mandatit të saj të dytë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe sot pritet që të mbajë një fjalim përpara dy dhomave të Kongresit të SHBA-së.

Një nder të tillë deri tani ka pasur vetëm kancelari gjerman Konrad Adenauer në vitin 1957.

Bëhet me dijeni paraprakisht, se Merkeli këtë fjalim do t'ia dedikojë ndihmës që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë në mbështetje të ribashkimit të Gjermanisë, 20 vjet pas rënies së murit të Berlinit.

Ndërkaq, paraprakisht, ajo do të takohet me presidentin Barack Obama, me të cilin do të shkëmbejë mendimet lidhur me mbrojtjen e klimës, krizën financiare dhe ekonomike, si dhe gjendjen në Afganistan dhe Lindjen e Afërme.

n.e/NOA

KOMENTE