Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Klintoni i Kosovës
English

Klintoni i Kosovës

Një porosi e qartë që e nxora nga vizita e Klintonit, pa hyrë në analiza të prirjes së liderëve dhe ish liderëve për admirim nga masat që mund të quhet sindrom i zbutur prej faraonëve, është e karakterit pozitiv: Klinton, si ikonë dhe hero ndërkombëtar i Kosovës, është i të gjithë qytetarëve, jo i tarafeve

Nga Shkëlzen Maliqi

Në vlugun e fushatës zgjedhore, ardhja e ish Presidentit të SHBA-ve Bill Klinton me sebepin e inaugurimit të shtatores së tij, ishte një ngjarje mjaftë sensitive, që ka mundur të bëhet pjesë e hesapeve dhe manipulimeve të dy forcave kryesore që garojnë për vota. Njëfarëdore, LDK-ja ka qenë nismëtare e përvetësimit të admirimit ndaj Klintonit, me vetë faktin se njëri nga bulevardet më të rëndësishëm të Kryeqytetit të Kosovës, që më parë e mbante emrin e Leninit, u riemërua në Bulevardi Klinton. Në fushatat zgjedhore të mëhershme edhe derisa Ibrahim Rugova ishte gjallë, e edhe pas vdekjes së tij, ky fakt theksohej si meritë e veçantë e LDK-së dhe e raporteve speciale mes ish Presidentit Rugova dhe Presidentit Klinton, si dhe të administratave të SHBA-ve në përgjithësi. Kryeministri Thaçi ishte kujdesur kësaj here, me rastin e inaugurimit të shtatores, që këtë "afri" simbolike të LDK-së me Klintonin, ta neutralizojë ose edhe ta kthejë në favor të PDK-së, duke e marrë patronatin mbi ndërtimin e shtatores dhe të manifestimit të përurimit, nga Shoqata e Miqësisë SHBA-Kosovë, dhe duke e programuar që manifestimi të ndodhë në prag ose gjatë fushatës zgjedhore, që edhe ia arriti. Një kundërpeshë e fuqishme për pretendimet e LDK-së me efekte jo të pamenduara mirë propagandistike, ka qenë përzgjedhja e fotos së Klintonit që ishte vendosur në binën solemne, në të cilën ai shihet me dorën e ngritur saktësisht në mënyrën se si përshëndeten pdk-istët. Kjo foto e Klintonit, pra, të bënte të asociosh se ai po e përshëndet masën, jo vetëm atë të tubuar në sheshin Bill Klinton, por edhe auditorin e gjerë televiziv, si dikush që është më i afërt me PDK-në dhe Kryeministrin Hashim Thaçi. Këto truçe dhe marifete të vogla dhe të mëdha, të paevitueshme në kontekstin në të cilin jetojmë, Presidenti Klinton arriti t'i tejkalojë me mjaftë mjeshtëri, - nuk jam i sigurt a e ka bërë me vetëdije apo thjesht nga qëndrimi i tij i padjallëzuar - duke i adresuar mesazhet e veta nëse jo krejtësisht, atëherë kryesisht, qytetarëve të Kosovës, dhe jo partive e liderëve. Prezenca e balancuar e Presidentit Sejdiu dhe Kryeministrit Thaçi, skenari i manifestimit që me siguri ka qenë i shoshitur mirë edhe në Ambasadën e SHBA-ve në Prishtinë, me elementet e balancimeve në fjalimet, ku ka pas mjaftë lëvdata për qeverinë aktuale, por edhe për liderin historik Ibrahim Rugova, - lëvdata këto që i përshtateshin momentin solemn, - nuk kanë lënë shumë hapësirë që nga vizita e Klintonit të përfitojnë as PDK-ja, e as LDK-ja. Thjesht, Klintoni deshi të demonstrojë se është hero i krejt Kosovës, dhe jo i tarafeve që po luftojnë për pushtet. Dhe në këtë kontekst ishte mjaftë indikative mungesa e Isa Mustafës, për vetë faktin se ky monument i Klintonit po vendosej në Kryeqytet dhe Kryetari i Prishtinës është dashur të paktën të jetë i ftuar si i pari i qytetit që e nderon Klintonin me një shtatore për së gjalli. Por, skenaristët janë kujdesur që Mustafa të mos jetë aty, sikundër as kundërkandidatët e tij në fushatë. Sa i përket vetë shtatores, për të cilën ka pasur shumë vërejte nga komuniteti artistik dhe qytetarët që kanë pak shije, Presidenti Klinton ishte kujdesur, mbase në dijeni edhe për këtë, që të "amnistojë" nga margjinalizimi autorin e shtatores, duke insistuar që të paraqitet para publikut. Monumentet publike shumë shpesh nuk kanë vlera të larta artistike, madje ndonjëherë edhe janë fare pa këto vlera, sepse për porositësit dhe realizuesit më të rëndësishme janë vlerat simbolike dhe mesazhet e adhurimit, sesa niveli i realizimit artistik. Të them të drejtën, për mua as monumentet dhe shtatoret në vetë Kryeqytetin e SHBA-ve, Washingtonin, nuk kanë vlera të mëdha artistike e as nuk shquhen shumë në atë që quhet art publik, sepse janë krijuar edhe ato në kushtet e dominimit të një shije të përzier të politikanëve vendimmarrës popullistë, dhe jo me diktatin e shijes së lartë të artistëve dhe kritikëve të shquar të kohës, edhe nëse ata kanë qenë në komisionet përzgjedhëse. Ajo çka është për të kontestuar, jo vetëm në rastin e kësaj shtatoreje, por pothuajse e të gjitha veprave të monumenteve publike që janë inauguruar kohëve të fundit në Kosovë, është mosrespektimi i procedurave në vendosjen e tyre, ku zakonisht arbitrarisht kapërcehen fazat e miratimit dhe tenderimit dhe ato disi pikin si nga qielli dhe nuk respektohet e drejta e konkurrimit të barabartë të krijuesve. Kështu edhe për shtatoren e Klintonit nuk dimë nëse ka pas ndonjë konkurs qoftë edhe intern, ku do të kishim edhe vepra tjera konkurruese, të paktën për një vlerësim krahasues, se mos është mënjanuar ndonjë vepër më pak amatoreske. Një porosi e qartë që e nxora nga vizita e Klintonit, pa hyrë në analiza të prirjes së liderëve dhe ish liderëve për admirim nga masat që mund të quhet sindrom i zbutur prej faraonëve, është e karakterit pozitiv: Klintoni, si ikonë dhe hero ndërkombëtar i Kosovës, është i të gjithë qytetarëve, jo i tarafeve. Dhe kjo betejë për qytetarin tani po zhvillohet edhe në vetë fushatën, ku p.sh. edhe Astrit Salihu, e edhe Isa Mustafa, po e potencojnë gjithnjë e më shumë interesin e qytetarit të Prishtinës, jo atë se a do të jetë Prishtina e LDK-së apo e PDK-së. Sidomos Astrit Salihu insiston në këtë element, duke përsëritur se nuk e ka për qëllim që pushtetin 10-vjeçar të LDK-së, që e cilëson si të dështuar, ta zëvendësojë me pushtetin e PDK-së.

Marrë nga "Express", Prishtinë

KOMENTE