Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mbi kufirin detar dhe jo vetëm
English

Mbi kufirin detar dhe jo vetëm

Ajo që më duket e padurueshme është se si nuk kemi askënd që të japë një gjykim të tillë të paanshëm për këtë punë, që të ketë autoritet të padiskutueshëm, ndërkohë që kjo më duket shumë e lehtë

Nga Fatos Lubonja (Foto: LSA) Një lexues i shkrimeve të mija më pyeste nëpërmjet internetit pse nuk jam prononcuar për punën e kufirit detar. E falënderoj që më dha rastin të shprehem për këtë çështje sepse, për të qenë i sinqertë, nuk kisha ndërmend të shkruaja pa ma kërkuar kush mendimin. Po pse nuk kisha ndërmend të shkruaja? Zakonisht heshtje të tilla nga shumica interpretohen si heshtje që flasin. Në këtë rast një heshtje e tillë mund të interpretohet se ky gazetar mund të jetë dakord me qeverinë, apo se po konformohet. Edhe letra e lexuesit kishte një konotacion gati sikur më fajësonte që nuk kisha shkruar për humbjen e 370 km katrorë sipërfaqe ujore shqiptare. Heshtja ime lidhur me këtë çështje nuk ka të bëjë as me anësi dhe as me ndonjë konformizëm. Nuk kam shkruar lidhur me këtë çështje për dy shkaqe. Së pari, për të respektuar seriozitetin e profesionit të gazetarit që, sipas meje, duhet të synojë të thotë gjithmonë vetëm të vërtetën, ndërsa, lidhur me këtë çështje, të vërtetën ma mbulojnë luftërat për pushtet midis palëve: me fjalë të tjera nuk jam i sigurt nëse kufiri është ndarë me të drejtë, apo vërtet ka hile në favor të grekëve. Së dyti, sepse, nëse është e vërtetë kjo e dyta, përsëri këtë nuk e shoh aq të rëndë në krahasim me gjëra të tjera për të cilat nuk kam reshtur së shkruari. Le të shpjegohem për të dyja njëherësh. Nuk kam pikën e dyshimit se kategoria e politikanëve që kemi ne në krye të vendit, në vazhdën e atyre paraardhës, për të ndejtur në pushtet mund të falin jo 370 km. katrorë det që banohet nga peshqit, por edhe 370 km katrorë tokë që banohet nga shqiptarët. Jo vetëm kaq, por, për pushtetin, mund edhe të shkatërrojnë 27 mijë kilometra katrorë të shtetit shqiptar. Jo vetëm kaq, por - duke patur parasysh se jeta e njerëzve vlen më shumë se dheu apo uji - mund të them, pa frikën se gaboj, se për pushtet ata janë gati të shkatërrojnë edhe jetët e shqiptarëve. Historikisht ka qenë kështu duke filluar me Zogun e pastaj me Hoxhën për të mbërritur në politikanët e paskomunizmit. Në fakt, e tërë historia e trajtimit të territorit shqiptar nga politikanët tanë aktualë nuk është gjë tjetër veçse një abuzim me territorin e këtij vendi për punë pushteti dhe paraje aq sa, jam i sigurt se, nëse amerikanët do të donin të ngrinin nesër një bazë ushtarake në vendin tonë këta tanët edhe gjysmën e territorit shqiptar do t'ua jepnin me gëzim vetëm që të rrinin në pushtet. E nesër, sikur pushteti i tyre të varej nga kinezët, do të bënin të njëjtën gjë me ta. Për mua, abuzimi brendapërbrenda vendit është edhe më i rëndë sesa falja (sikur ta kemi falur) e 370 km katrorë det. Kjo puna e kufirit thjesht kërkon të manipulojë një ndjenjë kombëtare, por dëmi që i është bërë e po i bëhet brenda vendit, edhe nga ata që bërtasin për tradhti kombëtare, është shumë më i madh edhe ekonomikisht për sot dhe për brezat që do të vijnë. Ajo çka po ndodh sot me mijëra kilometra katrorë që po u jepen të huajve me koncesionet për 99 vjet, që të shfrytëzojnë territorin shqiptar për interesat e tyre deri sa t'i hanë edhe malet, ju siguroj që është më e rëndë, pasi, tekefundit, nëse me ato 370 km katrorë det kemi humbur - nëse është e vërtetë - mundësinë për të kapur ca peshk më shumë apo për të nxjerrë ca naftë - ne po humbasim brenda territorit tonë shumë më tepër mundësira nga paaftësia dhe babëzia e politikanëve. Le të ulen ekspertë dhe të bëjnë llogari me laps në dorë po të duan. Por, le të kthehemi tek çështja e kufirit detar. Nuk e përjashtoj që edhe në çështjen e përcaktimit të kufirit detar me Greqinë të ketë ndikuar kjo politikë e pushtetit me çdo çmim. Madje, nuk e përjashtoj që edhe opozita heshti në fillim për shkak të së njëjtës mendësi: se mos humbet pikë me grekët dhe ata nuk e mbështesin për bojkotin e ku di unë. Për mua edhe kundërshtimi që ajo po bën për fabrikat e çimentos, TEC'et me qymyr, petroliferat e parqet industriale është shumë i zbehtë pikërisht për këtë arsye. Thënë të gjitha këto - prapë nuk them dot me bindje se në rastin e përcaktimit të kufirit detar kemi të bëjmë me falje hapësire ujore. Mirëpo, lexuesi im mund të thotë: po pse nuk është diskredituese për italianët që të vijnë ta kthejnë territorin tonë në koshin e plehrave të Europës? Ky është një argument që qëndron dhe që na bën ta shohim edhe më me dyshim marrëveshjen, por gjithsesi nuk është provë e mjaftueshme. Si provë të mjaftueshme unë do ta kërkoja vlerësimin e një eksperti apo grupi ekspertësh, të cilët do ta shihnin hartën dhe do të hiqnin vijat ndarëse të kufirit në një mënyrë të atillë sikur të mos e dinin fare se për cilin shtet bëhet fjalë. Ajo që më duket e padurueshme është se si nuk kemi askënd që të japë një gjykim të tillë të paanshëm për këtë punë, që të ketë autoritet të padiskutueshëm, ndërkohë që kjo më duket shumë e lehtë. Ne kemi dëgjuar ekspertë të Berishës dhe ekspertë të opozitës, por jo ekspertë fjala e të cilëve të jetë e padiskutueshme. Edhe sikur ndonjë shoqatë joqeveritare të marrë iniciativën të thërrasë ekspertë të pavarur të cilëve t'u kërkojë të caktojnë kufirin detar, përsëri kam frikë se varësisht nga çka do të thonë ekspertët, ajo do të cilësohet në shërbim të Berishës apo në shërbim të Ramës. Ashtu sikurse ndodh, për fat të keq, edhe me mediat ku gjysma e tyre asgjëson tjetrën duke vrarë të vërtetën. Në rastin konkret bëhet edhe më e vështirë gjetja e së vërtetës pasi përcaktimi i saj lidhur me këtë çështje nuk është i ngjashëm me çështje të tjera ku gazetarit mund t'i mjaftojnë njohuritë e tij. Personalisht ndjehem shumë i sigurt se po them të vërtetën kur e akuzoj Qeverinë për bëmat me fabrikat e çimentos me koncesionet për parqe industriale, TEC'e me qymyr, etj., paçka se për ndonjërën prej tyre mund të ketë edhe kundërargumente. Kurse, këtu bëhet fjalë për një punë shumë teknike për të cilën gazetari, që të japë gjykimin, ka nevojë për vlerësimin teknik të ekspertit. Nga sa kam ndjekur në shtyp e në media, Qeveria deklaron se ka respektuar principin e baraslargësisë. Dhe këtu del çështja e një ishulli grek, i cili nëse llogaritet si territor grek, atëherë del se baraslargësia është respektuar dhe ka të drejtë Qeveria. Mirëpo, dalin të tjerë që thonë se ka edhe kritere të tjera në ligjin ndërkombëtar që duhen respektuar e se, në bazë të këtyre kritereve, kufiri duhet të ishte më në favor të palës shqiptare. Mendimi im është se në këtë rast përsëri duhet t'i thërrasim ndërkombëtarët të na thonë a është e drejtë apo jo kjo vijë kufitare. Me shpresën se kësaj here ndoshta nuk do të kenë ndonjë interes të na japin një përgjigje të tipit: është dhe s'është me barrë.

(*) Marrë nga "Express", - Prishtinë

KOMENTE