English

Olldashi inauguron lulishten: Kam lënë një kumbull të kuqe për Ramën

Tiranë, 3 nëntor NOA - Ministri i Transportit, Sokol Olldashi inauguroi sot lulishten e re ndërmjet rrugës së "Durrësit" dhe "Kavajës" në Tiranë.

"Jam shumë i kënaqur, që sot mund të quhet që kjo punë është përfunduar me mbjelljen e fidanëve të rinj, të cilët në një kohë optimale arrijnë t'i kthejnë këtij pellgu, qendrës së Tiranës, në një farë mënyre gjithë qytetit këtë hapësirë të re dedikuar publikut" tha Olldashi.

Gjatë fjalës së tij ministri Olldashi ftoi kryetarin e bashkisë se Tiranës, Rama të kontribuojë në këtë hapësirë të gjelbër me mbjelljen e një kumbulle të kuqe.

"Siç e vini re atje kemi lënë një pemë pa mbjell, është një kumbull e kuqe,e blerë me fondet e ministrisë dhe unë ftoj Rama që të vij ta mbjell personalisht sepse i kontribuon dhe ai kësaj hapësire të gjelbër të qytetit duke vendosur një kumbull të kuqe" duket se ka ironizuar Olldashi kreun e socialistëve Ramën.

k.k/NOA

KOMENTE