Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Organizohet takimi i Komitetit për Modernizimin e Qeverisë
English

Organizohet takimi i Komitetit për Modernizimin e Qeverisë

Tiranë, 3 nëntor NOA - U zhvillua sot në ambientet e Këshillit të Ministrave, mbledhja e radhës e Komitetit për Modernizimit e Qeverisë ku u diskutua mbi ecurinë e Programit "Një OKB 2007-2010 dhe bashkëpunimin e ardhshëm me Kombet e Bashkuara.

Në këtë takim morën pjesë ministra dhe zëvendësministra anëtarë të Komitetit, i cili u drejtua nga Ministri i Shtetit, Genc Pollo si dhe Koordinatorja e Përhershme e Kombeve të Bashkuara në Tiranë, Gulden Turkozz-Cosslett si dhe drejtues të Agjencive të Kombeve të Bashkuara.

Programi "Një OKB" 2007-2010 është ndërtuar mbi agjendën e reformave të vendosura nga shtetet anëtare të OKB-së të cilat kërkuan nga sistemi i OKB-së të përshpejtojë përpjekjet për të rritur koherencën dhe efektivitetin e veprimeve në terren.

Shqipëria u përzgjodh një nga 8 vendet pilote në janar 2007, që është edhe i vetmi vend në rajonin e Evropës dhe i vetmi në fazën përpara anëtarësimit në BE.

Ky program bazohet në elementë të përbashkët si: "Një Program", "Një Buxhet", "Një Lider" dhe "Një Zyrë". Programi Një OKB, është në vitin e dytë të zbatimit të tij.

Në fjalën e mbajtur me këtë rast, Ministri i Shtetit, Genc Pollo theksoi se reforma e ndërmarrë nga Kombet e Bashkuara me Iniciativën Një OKB, përputhet plotësisht në konceptin dhe filozofinë e saj me reformat e ndërmarra gjatë viteve të fundit nga Qeveria Shqiptare.

Gjithashtu, Pollo vlerësoi prioritetet e përfshira në programin "Një OKB", të cilat janë të një rëndësie të veçantë për vendin tonë dhe përputhje të plotë me prioritetet e përfshira në Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim, si dhe strategjitë sektoriale e ndërsektoriale.

Ndërsa Gulden Turkozz-Cosslett, Koodinatore e Përhershme e Kombeve të Bashkuara në Tiranë vlerësoi rolin udhëheqës të Qeverisë Shqiptare në hartimin dhe zbatimin e programit, si dhe bëri një prezantim të shkurtër mbi ecurinë e tij.

Gjithashtu në takim u diskutua edhe mbi këndvështrimin e Ministrive të Linjës, dhe Agjencive të Kombeve të bashkuara për zbatimin e programeve sektoriale të programit "Një OKB"dhe prioritetet për të ardhmen. Â

Â

KOMENTE