Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Prifti thirrje biznesit të huaj: Jeni të favorizuar për investime
English

Prifti thirrje biznesit të huaj: Jeni të favorizuar për investime

Tiranë, 3 Nëntor NOA-Ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti i ka bërë thirrje sot investitorëve të huaj të vijnë në Shqipëri pasi është bërë gati një projektligj për të krijuar ambient të favorshëm për investitorët privatë, vendas apo të huaj.

Në fjalën e tij mbajtur në konferencën e dytë për investimet, Prifti deklaroi se

Shqipëria ofron një legjislacion liberal dhe garantues për investimet e huaja. "Investitorët e huaj kanë të drejtë të hapin një aktivitet ekonomik në Shqipëri brenda një dite pa nevojën e ndonjë autorizimi apo leje paraprake.

Sipas ligjit shqiptar ata kanë të drejtë të kenë trajtim të barabartë dhe gëzojnë të gjitha mbrojtjet e siguritë për investimet e tyre në Shqipëri", tha Prifti.

"One Stop Shop", baza ligjore e standardeve evropiane për investimet, taksa e sheshtë 10 për qind si edhe ulja e taksave që e bën Shqipërinë vendin me barrën fiskale më të ulët në Europë, favorizojne dhe lehtësojnë biznesin, theksoi ministri në fjalën e tij.

KOMENTE