Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ushtarakët, sot në Kushtetuese për pensionet
English

Ushtarakët, sot në Kushtetuese për pensionet

Tiranë, 3 nëntor, NOA - Gjykata Kushtetuese do të marrë sot në shqyrtim kërkesën e kategorisë së ish-ushtarakëve për shfuqizimin e ligjit të pensioneve suplementare. Dhe meqë paraqet të njëjtin objekt kërkese, ky institucion ka bashkuar në një shqyrtim të vetëm gjyqësor kërkesat ankimore të paraqitura për këtë ligj nga Shoqata Kombëtare e Ushtarakëve në Rezervë, Shoqata "Organizata e Punonjësve të Policisë në Lirim", Avokati i Popullit, Sindikata e Punonjësve të Policisë së Shtetit si edhe Shoqata "Aleanca Kombëtare e Ushtarakëve të Shqipërisë".

Sipas tyre, ligji i ri për trajtimin e tyre financiar që miratoi qeveria në mbyllje të mandatit të saj, përmban shumë probleme dhe diskriminime.

Ndërkaq, vendimi për pranimin e kërkesës së ankimimit nga ana e Gjykatës Kushtetuese është cilësuar si i drejtë nga kategoritë që e kanë paraqitur atë.

n.e/NOA

KOMENTE