Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryepeshkopi ortodoks Anastas Janullatos, sot gëzon 80-vjetorin e tij
English

Kryepeshkopi ortodoks Anastas Janullatos, sot gëzon 80-vjetorin e tij

Tiranë, 4 nëntor, NOA - Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Shqiptare, Anastas Janullatos, sot gëzon 80 vjetorin e tij, një ditë e shënuar kjo jo vetëm për besimtarët ortodoksë të Shqipërisë, por edhe për gjithë ata, të krishterë dhe jo të krishterë, që e kanë njohur e vlerësuar për kontributin e jashtëzakonshëm të një jete përkushtuar përhapjes së besimit dhe paqes.

Liturgjia Hyjnore me këtë rast u mbajt në Korçë, kjo edhe në kuadrin e vizitës së Patriarkut të Aleksandrisë në kishën e Shqipërisë.

Kryepeshkopi Janullatos është president i Këshillit Botëror të Kishave, president Nderi i Konferencës Botërore të Feve për Paqen si edhe anëtar Nderi i Akademisë së Athinës.

Ai u lind më 4 nëntor 1929, në Pire të Greqi dhe zotëron diplomën e Universitetit Kombëtar të Athinës (1953), atë të studimeve pasuniversitare në Historinë e Feve, Etnologji, Misione dhe Afrikanologji në universitetet e Hamburgut dhe Marburgut si edhe atë të Kërkimit në Universitetin Makerere College, Kampala - Uganda.

Ka marrë titullin "Doktor në Teologji" në Fakultetin Teologjik të Universitetit Kombëtar të Athinës.

Ai ka studiuar fe të ndryshme su hinduizmin, budizmin, taoizmin, konfuçianizmin, fetë afrikane, si edhe atë islame.

Përveç greqishtes së re dhe të vjetër, ai zotëron anglishten, frëngjishten dhe gjermanishten, sikundër ka njohje dhe përdorim të shqipes, latinishtes, italishtes, spanjishtes, rusishtes dhe suahilit.

n.e/NOA

KOMENTE